Bregu i Fildishtë-Norvegji është, të paktën në letër, një prej përballjeve më me shumë pikëpyetje në 1/16-t e Botërorit, që luhet mes dy përfaqësueseve me shumë talent, por që shihen si të barabartë në fushën e lojës. Para duelit që nis në orën 19:00 evropianët kanë një përparësi të lehtë sipas ekspertëve, por afrikanët duan të vijojnë më tej ëndrrën e tyre.

Ky ekip i Bregut të Fildishtë ka arritur edhe më shumë se brezi i artë që udhëhiqej nga Drogba. Për herë të parë në histori ata luajnë në një fazë me eliminim direkt në Botëror, ndërsa janë të përbërë nga yje si Yan Diomande, Amad Diallo, por edhe Bonny në sulm. Këtu pa harruar Frenk Kessie në mesfushë që ka qenë digë para mbrojtjes, por edhe anësorin Pepe i cili deri më tani ka realizuar dy gola.

Përballë tyre do të jetë Halaand me shokë. Trajneri i Norvegjisë Solbaken e ka cilësuar sulmuesin si udhëheqësin e tyre në këtë Botëror. Nuk duhet harruar që nordikët në fazën e sulmit kanë edhe lojtarë si Larson apo Sorloth, të cilët mbështeten nga kapiteni Odegard.

Para se përfaqësueset të zbresin në fushë Solbaken ka shtuar se ‘pret një duel mes dy ekipeve të barabarta, që për t’u kualifikuar i duhet edhe shumë fat’. Fituesi i kësaj përballje në 1/8-t e Botërorit do të luajë kundër Brazilit.

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.