Situatë e ndërlikuar në grupin G, që ndeshjet e fundit do ti luajë në orën 05:00 të mëngjesit. Egjipti i vendit të parë me 4 pikë do të përballet me Iranin e vendit të dytë që ka 2 pikë, ndërsa Belgjika e vendit të tretë po me 2 pikë do të përballet me Zelandën e Re që ka 1 pikë. Të 4 Kombëtaret kanë gjasa të shumta për t’u kualifikuar në 1/16-t.
Megjithatë para ndeshjeve, sidomos të asaj Egjipt-Iran, një detaj tjetër e ka marrë vëmendjen. Kjo pasi ndeshja pritet të jetë me ngjyrat e ylberit. Ato të flamurit të komunitetit LGBTQ+, që sot, si në 50 vitet e fundit do të marshojë në rruhët e Seattle për paradën e ‘Krenarisë’. Për këtë arsye, komiteti organizues lokal i kërkoi FIFA-s që ndeshjen e planifikuar në ‘Lumen Field’ më 26 qershor ta quante ‘ndeshja e Krenarisë’.
Në dhjetor, Rio Ferdinand zgjodhi goglat e shortit dhe vendosi përballë Egjiptin dhe Iranin në të njëjtin grup, dhe orari i vendosi ata kundër njëri-tjetrit në ndeshjen finale, atë të dedikuar për përfshirjen LGBTQ+. Problemi qëndron në faktin se në të dy vendet homoseksualiteti është krim dhe në Iran dënohet me vdekje.
Qëndrimi i FIFA-s! Në janar, Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u distancua nga kjo iniciativë, duke thënë se "në të njëjtën ditë në Seattle zhvillohet një aktivitet i organizuar nga shoqata të ndryshme nga tonat, që nuk ka lidhje me Botërorin". Si kompromis, FIFA i dha dritën jeshile pranisë së flamujve me ngjyrat e ylberit brenda stadiumit, "por pa referenca specifike dhe në përputhje me standardet e kërkuara".
Qëndrimi i dy federatave! Irani dhe Egjipti kanë shprehur mospajtimin e tyre menjëherë pas shortit, duke e quajtur këtë veprim "irracional" sepse "është kundër vlerave tona kulturore dhe fetare". Disa orë para ndeshjes (ora 5 e mëngjesit sipas orës shqiptare), federata e Teheranit shtoi gjithashtu se "dëshiron të parandalojë ceremonitë ose aktivitetet promovuese" në mbështetje të komunitetit LGBTQ+ gjatë ndeshjes. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme mbi detajet e këtij "parandalimi".
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente






