Në sfidën e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të parët që realizuan ishin afrikanët. Në minutën e 19 Ashour goditi në hyrje të zonës, duke mposhtur edhe portierin Courtis. Ky gol e dërgoi Egjiptin në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë evropianët ishin më kërkues, ndërsa goli do të vinte në minutën e 66. Romelu Lukaku, i futur si zëvendësues vetëm pak sekonda më para, detyroi mbrojtësin Hany të realizonte autogol në portën e tij. Pavarësisht tentativave rezultati mbeti i mbërthyer deri në fund, ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi është Iranit dhe Zelandës së Re.

Zhvillimet më të rëndësishme

66'-Barazohet sfida e grupit G. Belgjika rivendos baraspeshën me një autogol. Lukaku detyron Hany-n të devijojë topin në portën e tij.

45+5'-Përfundon pjesa e parë me avantazhin e Egjiptit.

19'-Ashour i jep avantazhin Egjiptit. Një goditje në hyrje të zonës përfundon në cepin e portës së Courtis.

1'-Ka nisur në Siatëll ndeshja e parë e grupit G në Botëror mes Belgjikës ose Egjiptit.

Si vijnë skuadrat

Për grupin G, ndeshja që do të diskutohet është mes Belgjikës dhe Egjiptit. Evropianët nuk janë më ajo skuadra që trembte me emrat në fushë, por ka ndërtuar një grup interesant, ndërsa Egjipti shpreson te mrekullitë që mund të sjellë Salah dhe Marmoush. Për t’u theksuar se afrikanët, pavarësisht pjesmarrjeve, nuk e kanë kaluar kurrë fazën e grupit në Botëror.

Sfida tjetër e këtij grupi do të jetë në orën 03:00 të mëngjesit mes Iranit dhe Zelandës së Re.  

FORMACIONET ZYRTARE

BELGJIKË (4-2-3-1): Kurtua; Munie, Ngoj, Meshele, Kastanj; Onana, Tielemans; Doku, De Bryjne, Trosard; De Ketelare.
Trajner: Rudi Garsia

EGJIPT (4-2-3-1): Shobeir; Hani, Ibrahim, Fathi, Abul-Fetuh; Lashin, Atia; Salah, Ashur, Ziko; Marmush.
Trajner: Hosam Hasan

Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.

Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.