Portugalia ka lënë pas zhgënjimin kundër Kongos, duke gjetur 3 pikët e para në këtë Botëror falë fitores së thellë 5-0 kundër Uzbekistanit. Në Hjuston u deshën vetëm 6 minuta për golin e parë, që u realizua nga i shumë kritikuari Cristiano Ronaldo. Megjithatë rrjeta e realizuar e futi në histori CR7, pasi u bë futbollisti i vetëm i këtij sporti që shënon në 6 Botëror të ndryshëm.
Pa kaluar shumë Nuno Mendes do të realizonte një gol spektakolar me goditje dënimi, ndërsa pjesa e parë do të mbyllej me një tjetër rrjetë të CR7-ës. 41-vjeçari në këtë ndeshje arriti totalin e 10 golave në 6 Botëror ku ka marrë pjesë. 8 më pak se rekordmeni Lionel Messi.
Njëjtë si në pjesën e parë edhe në të dytën Uzbekistani ishte inekzistent në fushë. Si të mos mjaftonte kjo një autogol në minutën e 60 thelloi diferencat. Golin në këtë sfidë do ta gjente edhe Leoao. Futbollisti i Milanit pas vetëm 4 minutash në fushë si zëvendësues vulosi shifrat në 5-0.
Për Portugalinë kjo fitore ishte shumë e rëndësishme si për 3 pikët ashtu edhe për të kaluar momentin e vështirë, pasi kundër Kongos shpërthyen polemikat dhe u raportua për përçarje brenda ekipit. Sfida tjetër e grupit K mes Kolumbisë dhe Kongos do të luhet në orën 04:00 të mëngjesit.
Rezultati Portugali 5-0 Uzbekistan
Zhvillimet më të rëndësishme
87'- Pas 4 minutash në fushë si zëvendësues Leao shënon për Portugalinë.
60'-Autogol i Uzbekistanit i thellon akoma më shumë diferencat.
39'- Ronaldo shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Portugalinë.
29'- Ganiev shkurton diferencat, por gjyqtari e anulon
17’-Nuno Mendes shënon golin e dytë të Portugalisë nga goditja e dënimit.
6’-Cristiano Ronaldo gjen golin e parë në Botëror, teksa Portugalia merr avantazhin. Është gol historik sepse Ronaldo bëhet futbollisti i parë në histori që shënon në 6 Botëror të ndryshëm.
1’-Ka nisur në Hjuston sfida e grupit K mes Portugalisë dhe Uzbekistanit debutues.
Për të lexuar lajme të tjera nga Botërori KLIKONI KËTU.
Për të parë rezultatet e ndeshjeve të Botërorit KLIKONI KËTU.
Komente








