VIDEO/ Botërori i Katarit, hetime tronditëse: Franca në luks, punëtorët të shfrytëzuar

VIDEO/ Botërori i Katarit, hetime tronditëse: Franca në luks, punëtorët të shfrytëzuar

Pamje nga investigimi

Afro një muaj nga nisja e Botërorit Katar 2022, televizioni France 2 ka kryer një investigim në zonat ku qëndrojnë punëtorët që ndërtuan stadiumit e Kupës së Botës. Emigrantë nga Arabia dhe Lindja e Mesme dhe e Largët, punëtorët qëndrojnë në rrethinat e Doha, ajo çka aty quhet një "zonë industriale". Gazetarët Pierre Stephane Fort dhe Nicolas Bellot kanë denoncuar kushtet skandaloze në kantierin e Kupës së Botës. Godina ku qëndrojnë punëtorët është në kushte jo të duhura sanitare, me dhoma të vogla dhe kondicioneri nuk punon në një kohë kur temperatura në Katar është 35-37 gradë.

Të pajisur me një kamer të fshehtë, gazetarët treguan gjithë prapaskenat e vuajtjeve të punonjësve që po ndërtojnë infrastrukturën, teksa imazhet flasin vetë. Në kushtet kur në zonë nuk lejohet asnjë pajisje regjistruese, guximi i francezëve ka qenë i madh. Me lajmet se mbi 5 mijë punëtorë të stadiumeve kanë ndërruar jetë në 8 vitet e fundit kur filloi edhe ndërtimi i stadiumeve, ende kushtet janë skandaloze. Në fund të dokumentarit hetues theksohet se kombëtarja e Francës do qëndrojë në hotel me pesë yje, ndërkohë ata që ndërtuan stadiumet janë në gjendje skandaloze.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot

Koha për të përforcuar marrëdhëniet duke treguar ndjenjat me sinqeritet, horoskopi për sot