Botohet studimi 'Indoktrinimi komunist përmes kulturës...', Beqir Meta: Tekstet e historisë në shkolla, monopol i shtetit

Shoqëria shqiptare vuan akoma pasojat e shumta të periudhës komuniste. Por, se si ka  funksionuar mekanizmi shtetëror dhe politik i agjitacionit dhe propagandës, përmes së cilës është imponuar modeli i “njeriut të ri”, “besnikut të partisë” gjatë sistemit komunist, historianët edhe studiuesit Beqir Meta, Afrim Krasniqi dhe Hasan Bello botojnë vëllimin e parë me dokumente arkivore për “Indoktrinimin komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit”. Historiani Meta tregon se çfarë vendi zënë aktualisht në shoqërinë tonë pasojat e komunizmit. 

Në Shqipëri punojnë shumë institucione, por shumë pak janë të fokusuara tek ajo që mendoj se shoqëria shqiptare e ka plagën themelore të saj, pasojat e komunizmit në Shqipëri. Janë shumëdimensionale, dhe me të vërtetë një nga elemente e depresionit të saj në 30 vite, e ka burimin tek periudha komuniste. Si nga ne edhe nga të huajt, është bërë shumë pak.

Beqir Meta, historian dhe drejtor i Institutit të Historisë 

Në këtë libër dalin në dritë fakte se si shqiptarët në vitet 1945-‘68 lexonin dhe mësonin vetëm për ngjarjet që dilnin nga ministria e shtypit edhe Propagandës. 

“Pasojat e komunizmit s’janë vetëm tek familjet që u vranë edhe u internuan, ata ndihen të harruar. Por edhe më gjerë, në të gjithë shoqërinë, që jo vetëm u shtyp. U përpunua ideologjikisht dhe shipërtërisht të përmes arsimit dhe kulturës, në të cilat komunizmi qe shumë i suksesshëm dhe i avancuar. Shteti shqiptar s’ka pas dëshirë për të inkurajuar studimet për komunizmin”. 

Për shkak të gjurmëve që ka lënë regjimi komunist, demokracia mbetet e shterpë edhe e parealizuar, kjo gjë reflektohet edhe tek elita politike.  

“Një pjesë e krizës së thellë identitare që ka shoqëria jonë me sistemin demokratik, një dimension i saj shfaqet edhe në krizën e elitës politike, që është nga kjo trashëgimi që vijnë nga e kaluara”. 

Indoktrinimi komunist përmes kulturës, letërsisë dhe artit  ishte edhe më i lehtë për shkak se shumica e popullsisë ishte e paarsimuar. 

Ndikimet janë shumë të gjëra, sesa në kulturë dhe letërsi dhe art, sepse janë përdorur edhe shumë mekanizma të tjera, siç janë organizatat politike. Populli shqiptar pati një fatkeqësi të madhe, se indoktrinimi komunist vinte në një popullsi, që në masën më të madhe ishte e paarsimuar. Në ato fshatra ku nuk kishte njerëz të ditur viheshin njerëz analfabet që merrnin orientime nga politika, sesi do të përpunonin analfabetët nga pikëpamja kulturore”.

Listat e librave që botoheshin përktheheshin fillimisht nga Bashkimi Sovjetik. Kjo do të reflektohej në të gjitha institucionet. 

“Regjimi përpunon Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artistëve, si e formaton në fillim, nuk e realizon dot në fillimet e veta prokomuniste, por brenda pak viteve e spastron dhe e kthen në një grup shkrimtarët që ishin të gjithë komunist apo prokomunist”. 

Por, çfarë po bëhet për rishikimin e teksteve të historisë në gjimnaze?
Përsa i përket teksteve, tekstet tashmë janë monopol shtetëror i qeverisë dhe unë s’jam dakord me to. Ne kemi bërë një botim para disa vitesh dhe është hequr nga shkolla në mënyrë minsterioze. Kjo është situata, prandaj thashë që pasojat e komunizmit janë të rënda. 

Jonila Godole, drejtoreshë e Institutit për Media edhe Kulturë tha se ka edhe një iniciativë për rishikimin e emrave të rrugëve dhe të shkollave në të gjithë Shqipërinë.

“Ka një iniciativë për t’u marrë me rishikim e rrugëve. Por, ne kemi një projekt për rishikim e emrave të shkollave në të gjithë Shqipërinë. Ky është një projekt që po e shohim me shoqatën e mësuesve të historisë”, tha ajo.

Indoktrinimin në Shqipëria ka qenë në të gjitha dimensionet, prandaj Akademia e Studimeve Albanologjike do të vijojë me botimin e dokumenteve arkivore.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë