Braçe ngre shqetësimin: Hapni telefonin eksportuesve, kamionë me perime po kthehen nga Serbia, analizat për produktet nuk njihen atje

Braçe ngre shqetësimin: Hapni telefonin eksportuesve, kamionë me perime po kthehen nga Serbia, analizat për produktet nuk njihen atje

Kamionë me perime që nisen nga vendi ynë për t’u eksportuar drejt Serbisë po kthehen në kufij, sapo mbërrijnë në vendin e rajonit. Ky është shqetësimi që ka ngritur deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i cili thekson se prej dy eksportuesit po ankohen pasi Serbia, nuk njeh analizat e produktit-perimeve e frutave tona. Braçe ngre pyetjen se nëse speci del këtu thuajse i pastër, shumëfish nën norme, analizuar në laboratorin ku qeveria ka orientuar eksportuesit, si ka mundësi që në Serbi del ndryshe. Deputeti i PS-së bën thirrje që të behet transparencë dhe t’u jepet një përgjigje eksportuesve, ndërsa thumbon qeverinë, duke shtuar se nuk bujqësia nuk bëhet as me filma as me foto por me punë.

‘Hapni telefonin! Hapni telefonat! Pergjigjuni eksportuesve, jane mijera bujq pas tyre, eshte puna e tyre, jane te ardhurat e tyre! Po marr nje shqetesim te perseritur prej dy ditesh; Po me kthehet kamioni me perime nga #Serbia! U kemi thene eksportuesve se analizat e produktit-perimeve e frutave tona, do te njihen dhe atje, ne Serbi! Nuk po ndodh!

Nese speci del ketu thuajse i paster, shumefish nen norme, analizuar ne laboratorin ku qeveria ka orientuar eksportuesit, si ka mundesi ne Serbi del ndryshe? Shiko, vetem ky eksportues me thote qe ka nje renie drastike ne tregun serb, nga 20 kamione vjet ne janar, ne vetem 2 kete janar!

Nese duan te na nxjerrin nga tregu serb, te na i thone e ne te zgjedhim te jemi reciproke! Nuk mund te jemi perjete te disfavorizuar; Jemi te disfavorizuar ne sistemin fiskal, jemi te disfavorizuar ne mbeshtetje buxhetore me ta e me rajonin; Nuk mund te jemi te disfavorizuar edhe per arsye burokratike e jo transparente edhe ne eksporte! Ndaj, zgjidheni! Hapni telefonat e pergjigjuni eksportuesve! Bujqesia nuk behet as me filma e as me foto, behet me pune!’- shkruan Braçe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e Gjykatave e Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës

Edlir Tetova dhe Ivan Gvozdenovic, dy heronjtë e Superligës