Brad Pitt e princesha Charlotte e
Monakos në një lidhje dashurie?!

Brad Pitt e princesha Charlotte e<br />Monakos në një lidhje dashurie?!<br>
Para disa kohësh u fol se Brad Pitt dhe Angelina Jolie ndoshta po mendonin të anulonin procesin e divorcit, por për fat të keq, për të gjithë adhuruesit e çiftit Barndelina, ishte një lajm i rremë.

Jo vetëm që nuk flitet për ndalim procedurash, por duket se Brad tashmë po rinis jetën e tij. Mediat rozë flasin se ylli i Hollywood është i përfshirë në një lidhje dashurie me princeshën e Monakos, Charlotte Casiraghi.

Ata kanë gati një muaj që shoqërohen me njëri-tjetrin, ku edhe pse nuk ka ende asgjë konkrete, janë parë bashkë në një muze arti në Los Angeles. Charlotte ka qenë një mbështetje e madhe e Brad gjatë kohës së divorcit me aktoren legjendare.

Momentalisht, Pitt është duke xhiruar filmin e tij më të fundit i kategorisë ‘thriller’ i quajtur “Ad Astra".

princesha
  ( Princesha e Monakos, Charlotte Casiraghi)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës