Në variantin aktual , me draftin e ekspertëve të nivelit të lartë, rrezikohet të krijohet një ministri Drejtësie paralele. Është ky opinioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim i cili do t’i përcillet Komisionit të Venecias.
“Projekti i propozuar, sugjeron me të drejtë që funksioni i inspektimit dhe procedimit disiplinor të gjyqtarëve dhe prokurorëve t’i hiqet Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe t’i kalojë një insititucioni të ri Kushtetutes, që është Inspektorati i Lartë i Drejtësisë. Nëse kjo pranohet, së pari do krijohet një Ministri Drejtësie paralele. Ne mendojmë dhe sugjerojmë që funksioni i inspektimit në mënyrë të natyrshme, siç ndodh në shumicën e vendeve dhe praktikave Europiane dhe në kushtet kur i hiqet Këshillit të Lartë të Drejtësisë, t’i mbetet Ministrit të Drejtësisë, ndryshe, rreziku është i lartë për krijimin e një koorporatizmi me cikël të mbyllur, " thuhet në propozimet e prezantuara nga Spartak Braho.
LSI kundërshton dhe ndrërprerjen e manandateve të krerëve të institucioneve, siç ishte ai i kryeprokurorit, i cili duhet të lërë detyrën 8 muaj pas miratimit të reformës në drejtësi.
"Mandati i institucioneve duhet të ndërpritet vetëm në ato raste kur institucioni, pas amendamenteve kushtetuese, nuk ekziston më. Kompetencat e prokurorisë propozohen të mos ndryshohen , ndërsa ky organ duhet të ketë anëtarë në KLD, që nga ana e saj nuk duhet të shkrihet. Mund të ishte mjaftueshëm ndryshimi në përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke përfshirë dhe sistemin e prokurorisë brenda KLD-së dhe duke ndryshuar raportin gjyqtar me jo gjyqtarë si anëtarë të KLD-së, për të shmangur korporatizmin evident të deritanishëm,” thuhet në amendamentet e LSI-së.
Për t’i dhënë zgjidhje ngërçit për votat që nevojiten për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, LSI propozon një formulë të njëjtë me atë të zgjedhjes së anëtarëve të KQZ që nuk lidhet detyrimisht me shumicën e cilësuar, por me përfshirjen e opozitës në procesin e emërimit dhe në një vendimmarrje konsensuale.
“Një shembull i mirë që ka funksionuar sa i përket vendimmarrjes konsensuale dhe që nuk lidhet me vendimmarrjen me shumicë të cilësuar, duke ruajtur balancën, është zgjedhja e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, " propozon LSI.
Si e lexon LSI draft opinionin e Komisionit të Venecias Redaksia Online( u.s/Shqiptarja.com )
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.1%
-
Të gabuar
85%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 306
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14
-
KAS refuzon propozimet e Celibashit, gjoba vetëm për Pjerin Ndreun dhe disa parti të vogla
5 Dhjetor, 15:20