Brajan Gruda i ‘jep duart’ Shqipërisë: Zemra ime thotë që dua të luaj për Gjermaninë

Brajan Gruda i ‘jep duart’ Shqipërisë: Zemra ime thotë që dua të luaj për Gjermaninë

Brajan Gruda

Brajan Gruda përfundimisht ka vendosur të zgjedhë kombëtaren e Gjermanisë dhe mos pranojë ftesën e Sylvinhos për të kaluar te Shqipëria. Nga grumbullimi me U-21 e Gjermanisë, djaloshi që këtë verë la Mainz dhe kaloi në Premier League te Brighton, tha se origjina e tij është shqiptare, por zemra i thotë që të përfaqësojë Gjermaninë. I ftuar edhe nga ekipi A, ai ka objektiv që të jetë pjesë e ekipit të parë në Botërorin 2026.

“Jam i lumtur që jam këtu, po argëtohem, si në stërvitje dhe jashtë saj. Jam kthyer në stërvitje prej 1 jave. Mendoj se do të prezantohem ngadalë dhe do të marr disa minuta në ndeshjen e parë. Ndoshta më shumë në ndeshjen e dytë. Do ta shfrytëzoj sa më shumë kohën time me U21, minutat do të më bëjnë mirë. 

Grumbullimi me kombëtaren A të Gjermanisë, ishte një ndjenjë e mrekullueshme. Isha në gjendje të stërvitesha me lojtarë që më parë i shihja vetëm në TV. Ishte intensive dhe mund të shihje qartë ndryshimin në cilësi në krahasim me U21. 

Për momentin jam i lumtur që jam me U21 dhe ky është fokusi tani. Por të gjithë duan të luajnë për ekipin A. Synimi im është Kupa e Botës 2026 dhe dua të luaj një rol të rëndësishëm atje. Dua të fitoj gjithçka me U21. Është më mirë nëse i fitojmë të dyja. Do të vijë edhe koha ime në ekipin e të rriturve. 

Unë kam familjen në Shqipëri, prindërit e mi vijnë nga atje. Këtu kam lindur dhe rininë e kam kaluar në Gjermani. Nuk e di se çfarë ka e ardhmja, por zemra ime më thotë se dua të luaj për Gjermaninë”, tha Gruda për 'allgemeine-zeitung.de'.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajdar Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 10/10/2024 18:03

    O Gruda tē re menja qē do luash pēr Gjermanin. Se Gjermania ka boll Talente e ska ngel pēr ty o kalbaroq dangall. Njeri qė srepekton preardhjen e tij. Pty rac muti. Po si kalbaroqi i Belgjikēs do pērfundosh. E ke pa Jonuz top mutin ? ? ?

    Përgjigju
  • Fiqiri: 10/10/2024 14:50

    Djali i ri je dhe mund të duket më mirë të luajsh për kombtaren gjermane. Të uroj t'a arrish. Por asnjëherë nuk do respektohesh dhe adhurohesh nga gjermanët, ashtu si do respektoheshe dhe adhuroheshe nga shqiptarët dhe futbolli shqiptarët. Këtë t'a mbash mend gjith jetën tënde.

    Përgjigju
  • Emigrante: 10/10/2024 11:54

    Nuk ke faj ti . Faj kane ata qe te kane rritur . Luaj si te duash e per ke te duash ..gjerman nuk ke per tu bere kurre per vendasit .

    Përgjigju
    • Deni: 10/10/2024 12:52

      Eshte shum i vogel per ta kuptuar

  • E DREJTA: 10/10/2024 11:38

    FUNDIN E JONUZIT TE UROJ ME GJITHE ZEMER

    Përgjigju
  • E DREJTA: 10/10/2024 11:36

    DU BIST SCHIESEN....

    Përgjigju
  • Or tej: 10/10/2024 11:32

    Do bejme tifo per ty dhe gjermanine or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time

Thirrjet për dorëheqjen e Manastirliut, Rama: Dua të përdorin tragjedinë për përfitime, ka mbështetjen time