‘Braktisa dashurinë për fenë’, prifti gjerman rrëfen në Report Tv si e gjeti rrugën drejt besimit katolik: Jam shuguruar 40-vjeç

Kjo është historia e Markus Peteres, priftit gjerman që e flet shqipen pothuajse në mënyrë të përkryer. Udhëton çdo vit në Shqipëri dhe në në rrëfim për emisionin “Rreze Dielli’’ rrëfen historinë e jetës së tij, si u shugrua në moshën 40-vjeçare dhe braktisi dashurinë për t’iu përkushtuar plotësisht katolicizmit. Ndërsa shprehet se nuk e konsideron aspak si sakrificë por privilegj që t’i shërbej zotit dhe njerëzve.

“Unë nuk e konsideroj dot si sakrificë rrugën që e ushtroj, është privilegj ti shërbesh zotit, kishës, njerëzve  komunitetit kaq të madh prej 1.3 miliardë njerëzish” tha ai.

Ndërsa shprehet se jo gjithmonë lumturia rrjedh nga martesa për më tepër, ai rrëfen se është shuguruar në moshën 40-vjecare duke pasur keshtu mundësinë për të marr një vendim të pjekur për rrugën që do të ndiqte në jetë.

Këto janë gjëra të së kaluarës. Lumturia nuk rrjedh vetëm nga martesa, këtë e di shumë mirë nga puna baritore që bëj ditë për ditë, nga bisedat me gratë dhe burrat, nuk është e vetmja rrugë e lumturisë  të martohesh. Megjithë përkrahjen që unë i jap këtij sakramenti të martesës. Ka edhe një fakt tjetër që unë jam shunguruar shumë vonë  unë kam qenë 40-vjeçar  kur jam shuguruar. Ky ka qenë një vendim i pjekur.

I pyetur nëse ka pasur dashuri të rinisë përpara se të ndiqte rrugën e besimit dhe të bëhej prift ai shprehet se po por  e rëndësishme për të është të gjesh konkluzionin për rrugën tënde.

Sigurisht të gjithë ne kemi qenë të rinj edhe ashtu është. Unë kam menduar shumë, por kryesorja është që të arrish konkluzionin përfundimtar për rrugën tënde, kjo është e rëndësishmja. I jam dedikuar punës sime, punoj shumë orë në ditë dhe nuk kam pasur as kohë për gjëra të tjera, Njoh shumë cifte baritor pastor protestanë që kanë një përqindje të tmerrshme divorcesh. Unë personalisht kam një mik që ka qenë I martuar me një pastore dhe ajnë divorcuar dhe kanë 5 fëmijë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:00
Erdhi për herë të parë në 1993, prifti katolik gjerman i dashuruar me Shqipërinë: Zbulova natyrën e bukur dhe mikëpritjen shqiptare

Është gjerman por e flet shqipen gati në mënyrë perfekte, çdo vit udhëton drejt vendit tonë. Kjo është historia e Markus Peter, priftit katolik që ‘dashuron’ Shqipërinë. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ ai tregon se si e njohu Shqipërinë rastësisht kur ishte student nga profesorët Aleksandër Meksi dhe Neritan Ceka.

“Në atë kohë kam qenë akoma student i teologjisë protestane, shqipëria ishte akoma shtet ateist megjithatë në kuadër të teologjisë protestante ka ardhur një grup shkenctarësh, profesorash të paeologjisë kristiane në Marburg. Profesorët ishin Aleksandër Meksi, prof. Dok.Neritan Ceka, Apollon Bace. Ishim kurioz edhe nga mësimi, edhe simpatia për kulturën gjuhën e gjithçka që lidhet me Shqipërinë” thotë ai.

Për herë të parë vjen në Shqipëri në vitin 1993, ndërsa rrëfen që për një periudhë kohore ka studiuar në Akademinë e Arteve në Tiranë.

Në ’93 rastësisht në ditën e ardhjes së atit të shenjtë me 26 prill kam vajtur në Korcë thjesht për të ndihmuar mikun tim korçarë i cili  kishte blerë një makinë.

Këtu në Tiranë kam studiuar në Akademinë e Arteve. Më pas jam kthyer në Gjermani kam mbaruar diplomën për teologjinë katolike dhe jam kthyer në Shqipëri pikërisht për fenë katolike. Katolicimi i Shqipërisë më ka tërhequr jashtëzakonisht sepse kurrë në jetën time nuk kam parë një katolicëm kaq të gjallë.

Në atë periudhë I bie në sy edhe mikëpritja shqiptare, gjatë një udhëtimi në Theth ku mbetet në Theth në një rrugë me baltë, me makinë të prishur dhe gjen mikëpritjen e vendasve.

Për herë të parë kam përjetuar mikëpritjen e shqiptarëve, më bëri shumë përshtypje, ishte shtrëngatë dhe miku im më tha ‘hajde shkojmë tek ajo familja aty’, unë i thash që është e pamundur nuk mund të trokisnim në derën e tyre sepse nuk e dinë se kush jemi, por ata na kanë pranuar sikur të ishim miqtë më të ngushtë të familjes. Kjo ishte një eksperiencë tepër mbreslënëse.

Tashmë vjen çdo vit në Shqipëri në një udhëtim të gjatë me makina nga Zvicra për të mos humbur bukuritë shqiptare.

Cdo vit vij në Shqipëri, nga miqësia më shumë njerëz dhe interesi në fushën e kulturës, fitaltelisë. Udhëtimin me makinë në Shqipëri e bëj për bukurinë e vendit, ndaloj, shikoj, ha ndonjë drekë në Slloveni, Kroaci etj.

Prifti katolik Markus Peters tregon edhe për pasionin e tij për filatelinë .Ai është një koleksionist i pullave shqiptare, i vetmi ekspert në botë që ka përfaqësuar Shqipërinë për autenticitetin e pullave.

“ Unë jam më shumë i përqëndruar  tek historia postare sepse historia postare bashkë me pullat pasqyron cdo periudhë historike, politike, ndryshimet në kulturën e jetës së njeriut, pasqyron shumë. Jam anëtar I AIE-së dhe aty jam anëtar që nga viti 2004 dhe ka ankand tregtar nga Amerika, vende të ndryshme të botës, që kërkojnë ndryshimin e ekspertizave për pullat dhe materialet e vjetra’ tha ai.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja