Braktisen punimet në Bypassin e Fierit. Prej më shumë se tre muaj janë ndërprerë punimet për vazhdimin e autostradës e cila do të lidh dy pjesët e saj të lëna përgjysmë.
Punimet e ndërprera në të hyrë të Fierit ose siç njihen ndryshe edhe si bypass-i kanë sjellë mjaft problem për banorët e zonës.
Ata thonë se ndërprerja e punimeve u ka nxjerrë jashtë përdorimit tokat, pasi janë bllokuar kanalet kulluese dhe vaditëse.
Si pasojë e bllokimit tokat e tyre mbyten gjatë dimrit dhe thahen gjatë verës. Gjithashtu banorët kërkojnë edhe dëmshpërblimin për tokat e tyre.
Për ndërtimin e Bay-passit është alokuar fondi prej 40 milion eurosh, ndërkohë që përfundimi i punimeve është parashikuar që të bëhet në fund të muajit maj. Por duke e parë ndërprerjen e punimeve kjo gjë është e pamundur të ndodhë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO