Data 26 maj, mblodhi bashkë, investitorët shqiptarë e të huaj, politikanë, persona VIP dhe të njohur, në hapjen e madhe të hotelit luksoz me pesë yje, Melia Durrës në resortin San Pietro. Melia Hotel bashkë me Concord Investiment, janë grupet që kanë investuar tek Gjiri i Lalëzit, duke krijuar hotelin më të madh në rajon, me kushte shumë të mira për pushuesit dhe duke nxitur zhvillimin ekonomik të zonës.
Para prerjes së shiritit, nën prezantimin e Drini Zeqo, në fjalën e tyre të mirë se ardhjes, Ceo i Concord Investment z.Artan Dulaku; Ceo i melia group Gabriel Escarrer Jaume, Kryeministri i Shqipërisë z.Edi Rama, znj Mirela Kumbaro, falenderuan me rradhë, bashkëpunëtorët, nënkontraktorët, stafin dhe të gjithë personat e angazhuar për të ndërtuar një hotel me 5 yje të standardit ndërkombëtar në rrethana aspak të zakonshme, duke iu referuar ngrirjes së punës, nga pandemia botërore - nëse e keni harruar.
“Melia Durrës”, ofron 500 dhoma për të gjithë turistët, ambiente relaksi, hapësira argëtuese për fëmijë e të rritur si edhe kuzhinë të shijeve të ndryshme, për të përjetuar një eksperiencë unike me pesë yje në bregdetin shqiptar edhe sepse menaxhimi ose operimi në Shqipëri, bëhët nga vetë grupi spanjoll.
Nën melodinë e zërit të mrekullueshëm dhe fuqishëm të Marsela Cibukaj dhe bandit të saj, të ftuarit, shijuan mikpritjen shqiptare, pijet e freskëta, ushqime të përzgjedhura, pamjen e mrekullueshme të pishinës, gjelbërimin përreth, pushimoreve prej druri, dhe panoramën plot ngjyra të rivierës shqiptare.
Mbrëmja gala e hapjes së Hotelit me 5 yje Melia, ishte një super eksperiencë, sikurse dhe qëndrimi në këtë resort, që është i konceptuar për të dhuruar rehati maksimale. Të gjithë ftuarit kishin mundësi të argëtoheshin nën tingujt e muzikës, të bënin foto tek këndi i Instagramit, duke zbuluar kështu, copëza të hotelit, që nga palestra në hyrje të hotelit, për të vijuar tek pishina gjysmë olimpike me tavanin panoramik, hapësirat e përbashkëta me dezajnin modern dhe minimal të gjitha këto rrethuar nga peisazhi i natyrës shqiptare, për të cilin nuk është bërë kompromis, pavarësisht vendodhjes në hapësirat e hotelit.
Hapja e madhe e hotelit Melia, jo vetëm na siguron që në Shqipëri tonë të dashur, tashmë mirëqënia, relaksi dhe e bukura nuk janë vetëm stacione luksi, por udhëtime të arritshme nga të gjithë; por dhe që investimet e huaja dhe serioze në vend, sigurojnë dhe biznesin shqiptar, mbi të gjitha në sektorin e turizmit, për të realizuar dhe rafinuar turizmin e mesëm elitar, falë dhe trajnimeve të duhura për stafet shqiptare.
Kështu që, nëse doni të kaloni pushime në Shqipëri, por të ndiheni sikur jeni larguar nga përditshmëria, zgjidhni hotel Melia, pushime spanjolle në Durrës.
Struktura, lokacioni, invenstimi i nje standarti te larte europian. Sherbimi dhe ushqimi le pak per te deshiruar duke patur parasysh qe po flasim per nje strukture me pese yje. Kamarjere qe i kane veshur bukur me kostume por jane shume larg te qenurit ne nje resort me 5 yje pasi duket qe nuk kane asnje minimum trajnimi per te ofruar keto sherbime, vrapojne, me nga 20 pjata neper duar, vonesa te pajustifikuara ne porosi, cilesia e ushqimit bazike mendoj qe duhet shume me shume per tu klasifikuar me 5yje. Le te shpresojme qe ne nje kohe te shkurter te permiresojne sherbimin pasi vetem fotot e struktures nuk mjaftojne per te bere turizen e per me shume turizem me 5 yje.
PërgjigjuDuket bukur
Përgjigju