BRAZIL - Të paktën 40 persona kanë mbetur të vrarë në një aksident në Brazil, kur autobusi ra në një humnerë të thellë. Ngjarja u shënuar në orët e vona të së shtunës, në një zonë malore në shtetin Santa Catarina.

Policia dyshon se drejtuesi i autobusit mund të ketë humbur kontrollin për shkak të kthesave të shumta në atë zonë.
 
Autobusi që ndodhej rreth 10 kilometra larg nga Joinville, destinacioni ku duhej të mbërrinte, ra dhjetra metra në humnerë, para se të përplasej në një zonë pylli. Në momentin e aksidentit në autobus kanë qenë rreth 50 persona.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)