Të paktën 49 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi autobusi me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga, njoftuan burime të policisë. 
Autobusi, që i përkiste një kompanie turistike, transportonte 50 persona sipas listës zyrtare, por bilanci paraprak i forcave të shpëtimit tregon se pasagjerët ishin më të shumtë.
Sipas policisë, drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit në një kthesë në zbritje duke rënë në një humnerë prej 400 metrash. Nuk ka informacione për praninë e të huajve mes pasagjerëve të autobusit.
Pasagjerët ishin duke udhëtuar për të marrë pjesë në një shfaqje fetare. Ambulanca, një helikopter, 40 trupa të policisë ushtarake, 30 zjarrfikës dhe 30 persona të tjerë, anëtarë të shërbimeve shëndetësore dhe policisë civile mbërritën menjëherë në vendngjarje. Deri tani është bërë e mundur nxjerrja e të plagosurve të konfirmuar, mes të cilëve ishin edhe 4 fëmijë.
Aksidenti ndodhi në një rajon malor, jo shumë larg qyteti Campo Alegre, rreth 170 kilometra nga Florianopolis, kryeqyteti i Shtetit./atsh/