Me zhvillimin e Kupës së Botës në Brazil dhe me të gjithë sytë e botës mbi ta, artistët dhe muzikantët po mundohen të tërheqin vëmendje globale mbi ritmet e ndryshme të jetës së vendit të tyre.

Një ndër ta është kjo këngëtare shumë e njohur braziliane, Daniela Mercury, e cila është inspiruar për të krijuar një këngë që tregon sinergjinë që egziston në Brazil mes muzikës, futbollit, dashurisë dhe sambas.

Hiti i ri i saj quhet “Plot Hir” dhe këngëtarja tregon se steritipi i krijuar mbi brazilianët se ata dinë vetëm karnavale dhe futboll është mëse e vërtetë dhe këtë e tregon dhe kënga e saj, që është një këngë dashurie dedikuar futbollit.

Ajo i këndon topit si një vajzë, me admirim dhe dashuri, me një ritëm që arrin në qendër të shpirtit Brazilian.

Mercury shpjegon se për të kërcyer samba dhe për të luajtur futboll duhen shumë taktika, pasi të dyja, brazilianët i bëjnë në bazë të një ritmi të cilin ajo mundohet ta demostrojë me lëvizje ndërsa flet.

Ajo ka përdorur në kompozimin e këngës së saj një muzikë lokale të quajtur forro, e cila ndryshe nga samba që përdoret në karnavale, përdoret në një festival të famshëm që organizohet në rrugët e Brazilit çdo vit në muajin qershor.
 
Ndërsa në Brazil po zhvillohen njëkohësisht Kupa e Botës dhe Festivali Junina, vizitorët në të gjithë vendin mund ta përjetojnë sinergjinë e përcjellë në tekstin dhe muzikën e Mercury-t që gjendet në futboll, muzikë dhe kërcim duke inspiruar festime nga të gjithë.

 
Redaksia Online
(Suada Bajraktari/a.h/shqiptarja.com)