Lidhur me zgjedhjen e Majlinda Bregut në postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ka reaguar rivali i Lulzim Bashës për drejtimin e Partisë Demokratike Astrit Patozi.
Duke marrë shkak nga deklarata e Bregut, e cila kishte falenderuar ndër të tjerët edhe ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, që e kishte propozuar në këtë post, Patozi ka përdorur sarkazmën, duke thënë se për këtë Bregu duhet të falënderonte Bashën, për faktin se nuk pati asnjë lloj ndikimi në këtë proces.
/Shqiptarja.comMAJLINDA DUHET TË FALENDEROJË LULIN
![]()
Që prej sot, një shqiptare do të jetë zyrtare e lartë e Bashkimit Europian.
Më në fund, është vendosur që Majlinda Bregu do të jetë sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.
Mund të thuhet pa frikë se emërimi i saj është e vetmja fitore e Partisë Demokratike në këto 5 vjet, që kur kryetar i saj u caktua Lulzim Basha.
Sepse ka qenë i vetmi rast kur ky i fundit nuk ka pasur mundësi të ndikonte apo "ndihmonte" për të regjistruar një humbje tjetër.
Ndaj edhe Majlinda nuk ka pse të mos e falenderojë edhe Lulin.
Krenarë që Europa njohu dhe vlerësoi një nga investimet më të qenësishme dhe serioze të Partisë Demokratike në 15 vitet e fundit.
Urimet më të mira Majlinda Bregut!
Komenti ironik i Astrit Patozit në Facebook
Komente

qe te jesh politikan nuk do te thote ti biesh cyles ne nje vrim e para ,do te thote qe te ruash idete e tua cilat do te jene ato ,e dyta te ruash interesat e atyre qe te zgjedhin jeni nga vlora dhe nuk dini si perdoret cyla dyjare . me gjithe respektin qe kam per JU zoti ASTRIT
Përgjigju