Vejusha e themeluesit të Apple vazhdon të blejë prona të patundshme. Laurene Powell Jobs së fundmi ka blerë një rezidencë që kushtoi jo më pak se 16.5 milionë dollarë me pamje nga plazhi i San Franciscos.
Powell Jobs, e cila ka një pasuri prej 18.9 miliardë dollarë, bleu pronën në lagjen “Kodra Ruse” nga kapitalisti Danny Rimer. Rimer pagoi 12.4 milionë dollarë për atë shtëpi në 2013-n.
Rezidenca e Rimerit ka qenë në shitje një muaj para se të blihej me para në dorë nga vejusha e Steve Jobs. Rezidenca prej 6000 metra katror përmban 6 dhoma gjumi, shtatë tualete dhe veranda me pamje nga plazhi i San Franciscos.