Fansat brazilianë kanë mbetur disi të zhgënjyer nga parashikimi i breshkës së tyre të quajtur "Koka e Madhe" e cila parashikoi një barazim në ndeshjen e rradhës midis Brazilit dhe Kamerunit. Brazili dhe Kameruni luajtën ndeshjen e rradhës për të kualifikuarit e grupit dhe ishte Brazili ai që fitoi me një rezultat të thellë, 4:1.
Cabaceo zgjodhi mes sardeleve në kutitë përkatëse çka nënkuptonte një barazim të skuadrave në ndeshjen e fundit mes grupit A, por rezultati ishte krejt tjetër.
Breshka parashikuese mori rëndësi pas parashikimit të saktë të fitores së parë të Brazilit kundër Krocisë në hapjen e Kupës së Botës, gati dy javë më parë, megjithatë gaboi në parashikimin e dytë kur nxorri fituese Meksikën në një ndeshje që përfundoi me barazim.
Pavarsisht gabueshmërisë së parashikimeve të kafshëve në përgjithësi, idea është shumë intriguese dhe emocionuese për shumë fansa, pasi shton kuriozitetin dhe rrit andrenalinën e ndeshjeve.
Një fans Indian i cili ishte i pavendosur për kë skuadër do të bënte tifo, tregon se spektakli që realizohet për parashikimin e ndeshjeve është shumë interesant dhe ai ndihej i emocionuar ndërsa priste të shikonte se kë skuadër do të zgjidhte breshka “Koka e Madhe”.
Megjithatë përtej sportit, vëmendja që i kushtohet Cabecaos shërben dhe për të vënë në dukje projektin mbrojtës Tamar të këtyre breshkave, që ka shpëtuar mbi 20 milionë breshka në 34 vitet e fundit, pasi ato nuk kanë shumë mundësi mbijetese në botën e egër.
Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO