Angli/ 4 fëmijë humbin jetën brenda një shtëpie të përfshirë nga flakët, 3 persona dërgohen në spital

Angli/ 4 fëmijë humbin jetën brenda një shtëpie të përfshirë nga flakët, 3 persona dërgohen në spital

Pamje nga vendi i ngjarjes

ANGLI- Katër fëmijë kanë vdekur pas një zjarri të rënë në një shtëpi në Staffordshire. Banesa është përfshirë nga flakët në orën 02:40, ndërkohë që shkaqet ende nuk dihen.

Një fëmijë tjetër dhe dy persona të rritur janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Sipas mediave të huaja, dëmtimet e tyre nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën.

Ndërkohë që zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje, autoritetet vendase kanë filluar hetimet për zbardhjen e situatës. "Në këtë moment të vështirë, mendimet tona janë me familjen", është shprehur një përfaqësues i Policisë së Staffordshire.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)