Dy shqiptarë janë dënuar me rreth 16 vite burg nga një gjykatë në Britani të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike saktësisht kokainë dhe posedim të dokumenteve false.

Emrat e shqiptarëve Erblin Hoxhaj dhe Besjan Mustafaj
 
Shqiptari Erblin Hoxhaj u arrestua pak muaj më parë pasi iu sekuestruan 4 kg kokainë e pastër vlera e të cilës  në treg do të arrinte  rreth gjysmë milionë paund.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një çantë shpine, ndërsa shqiptari ishte duke udhëtuar me një makinë Peugeot Bipper por u ndalua nga policia në rrugën Edgbaston.

Shqiptari ishte në monitorim nga autoritetet.

27-vjeçari më herët ishte parë nga policia duke u futur në një makinë të bardhë Audi A6 përpara se të largohej me cantën e zeze Adidas.

Më herët në makinën Audi  ishte futur Besjan Mustafaj  i cili po ashtu u arrestua në një pikë karburanti.

Autoritetet bëjnë me dije se Mustafaj kishte udhëtuar nga Londra për të dorëzuar lëndën narkotike e cila arrinte vlerën 480.000 paund. 23-vjecari  rrëfeu se pashaportën e kishte blerë në Itali.

Sipas policisë Erblin Hoxhaj ishte kreu i grupit dhe dyshohet se ai po përgatiste një plan për të shitur sasi të madhe të drogës.

Të riut shqiptar iu sekuestrua makina ndërsa shqiptarit tjetër Mustafa iu sekuestruan edhe 640 paund cash.

Dy shqiptarët tashmë janë dënuar nga gjykata në Birmingham pasi në shkurti të vitit u shpallën fajtor. Hoxhaj u dënua me 8 vite dhe 4 muaj burg për trafikim lëndësh narkotike  dhe me 12 muaj për posedim të dokumenteve false.

Ndërsa Mustafaj u dënua me 4 vite dhe 8 muaj burg si dhe me 12 muaj burg për posedim të dokumenteve false.

[gallery]21651[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com