LONDËR, 28 nëntor /ATSH-AFP/ - Kryeministri britanik, David Cameron deklaroi sot se plani destinuar frenimit të imigrantëve nga Bashkimi Evropian do të kërkonte modifikim të traktateve evropiane.
"Nuk ka asnjë dyshim që plani në tërësinë e tij do të ketë nevojë për disa ndryshime të traktateve dhe jam i bindur në aftësitë tona për të negociuar", deklaroi ai për shtypin gjatë prezantimit të masave.
Kryeministri britanik, David Cameron, nën presionin e lëvizjeve eurofobe në Britaninë e Madhe, do të njoftojë sot masa të tjera për limitimin e aksesit për ndihmat sociale të imigrantëve të ardhur nga Bashkimi Evropian.
Në një fjalim shumë të pritur, kryeministri do të shprehet për një afat katër vjeçar para se imigrantët të përfitojnë disa avantazhe, si një reduktim i taksës mbi të ardhurat apo strehim social.
"Këto limitime janë një nevojë absolute, nëse Britania e Madhe kërkon të qëndrojë në Bashkimin Evropian", theksoi ai.
David Cameron premtoi, në rast fitoreje në zgjedhjet e përgjithshme në muajin maj, zhvillimin e një referendumi për një dalje nga Bashkimi Evropian./
/ec/











