BRITANI - Ai mund të quhet hajduti më budalla i të gjitha kohërave, pasi ka shpërndarë me iPad-in e vjedhur foton e tij. Një i ri në Newton Burgoland, Leicestershire në Britaninë e Madhe pasi i vodhi në shtëpi iPad-in një personi bëri një foto të vetes dhe ia dërgoi viktimës së tij.
Natën e 12-13 dhjetorit i riu ende i paindentifikuar hyri në shtëpinë e personit dhe vodhi 2 monitorë kompjuter Apple, një telefon celular Blackberry, karta krediti, para, por edhe një iPad dhe një iPod të zi.
Hajduti nuk është treguar aq i kujdesshëm pasi ka bërë një foto me iPad-in e vjedhur dhe e ka dërguar me e-mail, por duke qenë se i-Pad ka qenë i konfiguruar me adresën e e-mailit të pronarit është vënë re menjëherë nga ai. Pronari i iPad-it e ka denoncuar vjedhjen në polici, duke treguar edhe foton që i ka bërë hajduti vetes.
Policia ka nisur hetimet dhe ka shpërndarë foton e hajdutit kudo, me shpresën që dikush mund ta njohë atë, ndërkohë që po heton për të zbardhur ngjarjen.
Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com