Britani, shqiptari preu pemët se i bënin
hije në pishinë,dënohet nga gjykata

Britani, shqiptari preu pemët se i bënin<br />hije në pishinë,dënohet nga gjykata
Mund të duket e çuditshme për një vend si shqipëria ku pemët priten cdo ditë dhe askush nuk mban një përgjegjësi, por në botë dënohesh nëse pret qoftë edhe një pemë të vetme pa marrë më parë leje nga bashkia apo komuna ku jeton.

Një shqiptar që ka prerë pemët brenda oborrit të shtëpisë së tij, është dënuar nga një gjykatë angleze me punë të detyruar.

Shqiptari Xhavit Krasniqi nga Cloeridge Avenue në qytetin Sutton, pagoi disa punëtorë të pakualifikuar për të prerë pemët në shtëpi pasi i krijonin hije në pishinën e tij. Kjo ka ndodhur më 13 shkurt të 2014-s, por dënimin e ka marrë tani.

Shqiptari 40-vjeçar i akuzuar për dëmtimin e mjedisit dhe prerjes pa leje të pemëve, tani është i detyruar të bëjë 150 orë punë të detyruar dhe të paguajë 8370 euro që do të përdoren nga bashkia për të mbjellë pemë të reja.

pemet

pemet

pemet

pemet

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet