BRUKSEL, 16 mars /ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian rinisi sot afrimin me Bosnje-Hercegovinën, rruga e të cilës drejt një anëtarësimi në bllokun evropian ishte bllokuar që prej disa vitesh, me kusht që Sarajeva të mbajë premtimet e ndërmarra për reforma të rëndësishme ekonomike.
Njëzet e tetë ministrat e Punëve të Jashtme të mbledhur në Bruksel dhanë miratimin e tyre për të avancuar për përfundimin dhe për hyrjen në fuqi të marrëveshjes së stabilizim asocimit me Bosnje Hercegovinën.
Kjo marrëveshje, nënshkruar në vitin 2008, nuk i ka mundësuar kurrë Bosnjes të avancojë drejt anëtarësimit në BE.
Procesi është bllokuar për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme politike mes përfaqësuesve politikë të tre komuniteteve kryesore (serbe, kroate dhe myslimane) në këtë vend të ndarë që prej luftës ndërkomunitare (1992-95). Vendi nuk ka gjithashtu as statusin e kandidatin për hyrjen në BE.
"Progrese domethënëse në zbatimin e programit të reformave, përfshirë këtu rritjen ekonomike dhe punësimin, do të ishin të nevojshme që një kërkesë anëtarësimi të mund të merret në konsideratë nga Bashkimi Evropian", theksojnë ministrat.
Mogherini ka vizituar dy herë Sarajevën që prej muajit dhjetor. Vizita e saj e fundit përkoi me miratimin nga parlamenti boshnjak i një deklarate që prashikonte reforma ekonomike dhe sociale.
"Kam konstatuar një vullnet të vërtetë të qytetarëve, drejtuesve dhe Parlamentit për vazhdimin e reformave", deklaroi Mongherini pas mbërritjes në takimin e ministrave.
"Institucionet evropiane janë të gatshme t'i përgjigjen këtij vullneti", shtoi ajo duke e cilësuar vendimin e marrë si një sinjal i qartë për angazhimin e BE-së dhe Bosnjës të shkojnë përpara./
/ec/