/ATSH-AFP/ - Bashkimi Evropian njoftoi sot një hua me vlerë 250 milionë euro për Ukrainën duke e çuar kështu në 1,6 miliardë euro ndihmën makrofinanciare evropiane, tashmë të pranuara nga ky vend, i cili po përballet me një krizë ekonomike dhe një konflikt me separatistët në lindje të tij.
"Sot, Komisioni Evropian në emër të BE-së i ka dhënë Ukrainës një kredi me vlerë 250 milionë euro", tha komisioni me anë të një deklarate.
Ky njoftim vjen para samitit BE-Ukrainë, i parashikuar për t'u zhvilluar në Kiev më 27 prill, ku duhet të marrin pjesë presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini./