BRUKSEL - Aleksis Cipras nuk devijoi nga vija e përbashkët e Bashkimit Evropian gjatë takimit me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz.
"Pavarësisht përzemërsisë në takimin Putin-Cipras, kryeministri grek nuk e braktisi vijën të cilën prisnim prej tij", i deklaroi Schulz kanalit të dytë të televizionit publik gjerman, ZDF.
"Kjo më qetëson, pasi Cipras përballet me dy opinione, me atë të vendit të tij dhe atë të opinionit publik në Bashkimin Evropian", shtoi ai.
Vizita e kryeministrit grek në Rusi u prit me shumë skepticizëm nga perëndimorët, të cilët i frikësoheshin një mbështetjeje të Athinës te Moska për shkak të vështirësive financiare, gjë që nuk ndodhi.
Presidenti Putin deklaroi dje se Athina nuk kishte kërkuar asnjë lloj mbështetje financiare nga Moska./ATSH/
/Shqiptarja.com