Balance of the banking system
TIRANE, 17 Mars /ATSH/- Banka e Shqipërisë bën të ditur se për vitin 2014, transaksionet e bankingut në distancë u rritën me 64% krahasuar me vitin 2013. Statistikat tregojnë se në numër, pjesa më e madhe e veprimeve bankare në distancë kryhen nga individët, ndërsa në volume mbizotërojnë transkasionet e bizneseve, që prekin vlera më të larta.
Pjesën dërrmuese të veprimeve bankare në distancë e zënë traksionet përmes internet banking, me rreth 64% të totalit.
Këto shërbime kanë njohur rritje të rëndësishme në vitet e fundit, si për bizneset, ashtu edhe për individët. Kryerja e pagesave nga internet është një alternativë në komoditet, sepse shmang domosdoshmërinë për të shkuar vazhdimisht pranë sporteleve të bankave. e,xh/f.n/












