Budallai Lul dhe 'Ministria' e tij hije e propagandës!

Budallai Lul dhe 'Ministria' e tij hije e propagandës!

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Tenderët-rekordi Berisha dhe ulja drejt zeros e vlerës së kontratave të negociuara pa shpallje! Nuk ka instrument më të ndyrë se propaganda! Është e trashe, banale, e dhunshme, por bosh, shumë bosh po aq sa budallaqe! Madje edhe e padobishme; propaganda nuk e zhbën dot të vërtetën!

E vërteta e zhbën propagandën! Kam një jetë që dëgjoj Lulzim Bashën dhe ministrinë e tij hije të propagandës të thotë: 1/3-ta e prokurimeve jepen pa garë, përmes procedurës "negocim pa shpallje"! Po a është kjo e vërteta?

Së pari, procedura "negocim pa shpallje" është ligjore e parashikuar e tille ne ligjin "për prokurimin publik". Së dyti, kur prokurohet ka rendësi "fondi limit" dhe vlera e përfituar nga gara- më pas e kontraktuar, asfare numri i prokurimeve të  kryera; për rastin në fjalë, ai që vlen është raporti mes "vlerës së negociuar pa shpallje" dhe "vlerës totale të prokuruar".

Kam krijuar një seri tetë vjeçare; në vitin 2010; vlera e "negociuar pa shpallje" ishte 5 750 238 583 leke vlera totale e prokuruar ishte 73 829 087 560 leke. Pra, 7.7% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Ne vitin 2011; vlera e "negociuar pa shpallje" ishte 6 068 755 518 leke, vlera totale e prokuruar ishte 62 154 425 465 leke. Pra, 9.7% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2012; vlera e "negociuar pa shpallje" ishte 6 036 350 276 leke, vlera totale e prokuruar ishte 58 968 281 803 leke. Pra, 10.2% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2013; vlera e "negociuar pa shpallje" ishte 8459 515 339 leke, vlera totale e prokuruar ishte 52 182 980 979 leke. Pra, 16.2% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2014; vlera e "negociuar pa shpallje" ishte 5 646 826 542 leke, vlera totale e prokuruar ishte 60 105 670 018 leke. Pra, 9.3% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Ne vitin 2015; vlera e "negociuar pa shpallje" ishte 8 734 240 209 leke, vlera totale e prokuruar ishte 90 702 378 325 leke. Pra, 9.6% e vlerës totale të prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2016; vlera e "negociuar pa shpallje" ishte 8 155 169 113 leke, vlera totale e prokuruar ishte 108 230 737 689 leke. Pra, 7.5% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Në vitin 2017; vlera e "negociuar pa shpallje" ishte 7 621 305 673 leke, vlera totale e prokuruar ishte 109 619 600 197 leke. Pra, 6.9% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.

Ne vitin 2018, deri tani; vlera e "negociuar pa shpallje" është 1 907 224 295 leke, vlera totale e prokuruar është 53 551 476 775 lekë. Pra, 3.5% e vlerës totale te prokurimeve u negociuan pa shpallje.
Siç e shihni, vlera me e larte e kontratave te lidhura pas procedurës "shpallje pa negocim" është shënuar në vitin 2013-kohë kur vendin e qeveriste Sali Berisha: rekordi-16.2% te vlerës totale te prokuruar!

Prej atij viti, vlera e negociuar pa shpallje ka rene, duke shënuar këtë vit vlerën me te vogël ne 8 vite! Unë kam parë programin e punës së agjencisë se prokurimit publik dhe besoj se ne 2019-ten, vlera e negociuar pa shpallje për kontrata mallrash,  shërbimesh apo punë, do te jete fare minimale. Kjo është e vërteta. Propaganda duket budallaqe sa here e vërteta përballet me të! Njësoj si budallai Lul dhe ministria e tij hije e propagandës!

A ka probleme me prokurimin publik ne këtë vend? Pooooo! Problemi mbetet tek vërtetësia e garës, të qenit e hapur, e lirë, përfshirëse, e vërtetë! Demokratizimi i punëve publike, pa humbur asgjë në cilësi dhe çmim nis nga këtu!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën