/ATSH/- Gjatë vitit 2014, bujqësia ishte sektori ekonomik me zgjerimin më të madh të numrit të bizneseve aktive.
Nga të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave, numri i bizneseve të sektorit të bujqësisë dhe peshkimit arriti në 2260, me një rritje prej afro 34% krahasuar me vitin 2013.
Në vitet e fundit, bujqësia ofron edhe mundësinë e përfitimit të subvencioneve nga Bashkimi Europian dhe qeveria çka përveçse rrit interesin për sektorin, është edhe një shtysë për të rritur nivelin e formalizimit.
Ekspertet e ekonomisë vlerësojnë se, rritja e numrit të sipërmarrjeve të reja bujqësore është një sinjal i rritjes së ndjeshme të vëmendjes së nismës private ndaj këtij sektori. Rënia e ciklit prodhues të sektorëve të tjerë dhe veçanërisht e ndërtimit ka sjellë nevojën për të orientuar kapitalet drejt sektorëve të tjerë, kryesisht nga bujqësia.
/Shqiptarja.com