Të jesh ‘in’ sot është trend në kryeqytetin tonë të shumëllojshmërisë së ngjyrave dhe veshjeve. Po sa femra ka që guxojnë të prekin nga afër botën e stilimit pa imituar asnjë stilist në botë dhe duke rikrijuar personalitetin e tyre me anë të shijeve. Rasti konkret është një vajzë e cila që në adoleshencë ka hedhur hapat e parë duke skicuar veshje, ndërsa sot duket se ka prekur ëndrrën. Ajo ka tashmë një atelie të saj.