Bullizmi në Shqipëri i përhapur në shkollat private e qytetet e mëdha...E 'zbut' ndëshkimi apo parandalimi?

TIRANE - Incidenti i ndodhur ne gjimnazin "Janaq Kilica" te Fier ku dy nxënës problematik për herë të dytë brenda pak javësh kane hedhur në klasë spray helmues duke çuar në spital rreth 60 fëmijë, rrisjell në vëmendjen e publikut fenomenin e bullizmit nëpër shkollat shqiptare. Por sa është i përhapur realisht ky fenomen? Dhe a janë të përgatitur mësuesit dhe drejtuesit e shkollave për ta përballuar? Report Tv ka pyetur sociologen Entela Binjaku dhe përgjegjësen e sektorit të programeve të zhvillimit parauniversitar, Anila Ferizaj mbi arsyet që shtyjnë të rinjtë të ushtrojnë dhunë fizike dhe psikologjike të bashkëmoshatarët e tyre.

Përgjegjësia e sektorit të programeve të zhvillimit parauniversitar, Anila Ferizaj shpjegoi se fenomeni i bullizmit, i pranishëm dhe në vendin tonë, prek më së shumti qytetet e mëdha dhe është më shumë i pranishëm në shkollat private se sa në ato publike.

1583513853_bulizmi.jpg

“Në zonat pra në shkollat e qytetit niveli i bullizmit ishte më i lartë se në shkollat e fshatit, pra në shkollat private, në ato shkolla që u plotësuan pyetësorët ishte pak më i lartë niveli i bullizmit”-u shpreh përgjegjësia e sektorit të programeve të zhvillimit parauniversitar.

Në shkollat private fenomeni i bullizmit ndjehet më shumë kjo dhe për shkak të diferencave sociale.

Ferizaj shtoi se fokusi nuk është për ndëshkimin e nxënësve problematik por krijimi i një mjedisi parandalues për bullizmin në shkollat shqiptare.

“Gjithë puna jonë fokusohet  që të kemi një mjedis miqësor, një mjedis gjithëpërfshirës në shkolla dhe nuk është synimi ynë të ndëshkojmë ata që bullojnë, por synimi ynë është  të krijojmë një mjedis ta parandalojmë bullizmin. Kjo arrihet nëpërmjet punës së posaçme në shkolla dhe fillon që nga menaxhimi që bën drejtoria e shkollës, puna e mësuesit kujdestar, puna e psikologut, puna e mësuesve të lëndës, puna e shërbimit social dhe puna e prindërve. Bashkëpunimi që kanë këta aktorë me njëri tjetrin është forca jonë për të parandaluar këto fenomene”, - tha Anila Ferizaj

Në fokus të ministrisë së arsimit janë dhe shkollat private, ku mësuesit marrin pjesë në trajnimet e akredituara në luftën kundër bullizmit.

Rezultatet e Pisa 2018 tregojnë se indeksi i fenomenit te bullizmit në Shqipëri është më i ulët se në vendet e tjera dhe se 91% e nxënësve në shkolla i mbështesin nxënësit e bullizuar.

Sociologia Entela Binjaku thotë se rast i shkollës në Fier mund të ishte parandaluar, dhe se oficerët e sigurisë duhet të shtrihen në të gjitha shkollat pasi mësuesit nuk ja dalin dot të vetëm.

“Ky rast nëse ka dhënë shenja të sjelljes të këtilla pra shkelëse po të ishte mbajtur përherë nën kujdesin e duhur mund të ishte shmangur. Oficerët e sigurisë për shembull që është një projekt i ri në shkollat tona në vendin tonë, një projekt pilot do duhet të shtrihet në të gjithë vendin dhe jo në vetëm disa shkolla, ne e shikojmë të vetëm mësuesit ose ata që merren në mënyrë të përditshme me mbarëvajtjen e punës në shkollë nuk ja dalin dot”- u shpreh sociologia Entela Binjaku.

Ne 2016, së bashku me Këshillin e Europës ka filluar një projekt për luftën kundër bullizmit në sistemin arsimor shqiptar.

1583513874_bulizmi2.jpg

1583513893_bulizmi3.jpg

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja