Bundesliga zhvilloi gjashtë ndeshje këtë të shtunë. Në "Iduna Park" Dortmundi dhe Bayern Munich barazuan 1-1 në "Klasiken" e futbollit gjerman, teksa te tri pikët dolën Wolfsburg e Bayer Leverkusen.
Në "Iduna Park" Dortmund dhe Bayern Munich barazuan 1-1 në 'Klasiken' e futbollit gjerman. Ishte Gittens që kaloi vendasit në epërsi pas 27 minutave lojë, ndërsa në fund të pjesës së parë sulmuesi anglez i bavarezëve, Harry Kane la fushën i dëmtuar dhe vendin e tij e zuri Muller.
Duhej djaloshi i artë Musiala që në minutën e 85-të të barazonte për 1-1, duke bërë që bavarezët të shkonin në kuotën e 30-të pikëve në krye të renditjes, për të lënë me -10 pikë Dortmundin në vendin e pestë.
Bie në sy fitorja tenistike e Wolsfburgut 1-5 në fushën e RB Leipzig. Amoura me dopietë dhe Tomas shënuan në pjesën e parë për miqtë, teksa Maehle gjeti golin e katërt. Leipzig shkurtoi me Orban, ndërsa gjithçka u vulos nga Behrens në shtesë për rezultatin 1-5.
Në Berlin, vendasit e Union u mposhtën 1-2 nga Bayer Leverkusen. Frimpong kaloi djemtë e Xabi Alonson në epërsi pas disa sekondave lojë, para se Jeong të barazonte në minutën e 29-të. Duhej goli i Schick në minutën e 71-të që Leverkusen të merrte tri pikë.
Në ndeshjet e tjera, Augsburg fitoi kundër Bochum, Freiburg mposhti Gladbach, ndërsa Bremen dhe Stuttgart u ndanë në paqe 2-2.
Bundesliga - Raundi 12-të:
E shtunë, 30 nëntor 2024
15:30
Augsburg 1-0 Bochum
Freiburg 3-1 B. MGladbach
RB Leipzig 1-5 Wolfsburg
Union Berlin 1-2 Bayer Leverkusen
Werder Bremen 2-2 Stuttgart
18:30 Dortmund 1-1 Bayern Munich
Renditja: