'Burg për Babalen'/ Ç'as nën mëngë ka Rama të hënën për Bashën? Kryeministri: Fli deri të hënën...
Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka ironizuar statuset e kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke e paralajmëruar këtë të fundit se të hënën do ketë disa të reja për të. 'Fli deri pasnesër Lulëzim', shkruan kryeministri.
Kryeministri Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama me anë të një statusi në Twitter ka ironizuar statuset e mëparshme të kreut të PD-së, Lulzim Basha në lidhje me masën e arrestit të vendosur për 'Babalen'.
Në statusin e tij, Rama i kërkon Bashës që të qetësohet sepse s'ja ka askush fajin që e bëri "Shqupin Kinostudio". Më tej, Rama ka paralajmëruar kreun e PD-së, se pas dy ditësh do të ketë të reja për kryetarin demokrat, për ato që ai i quan 'lehaqeniet' e politikës dhe medias.
Qetësohu Lulëzim! Mos bëj nevrikun kot xhan se s'ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar.
Edi Rama, kryeministër
Më herët, Lulzim Basha ka reaguar mbi masën e arrestit të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për Babalen. Në statusin e tij, Basha shkruan se kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është naiv dhe se me aktin e sotëm kryeministri i vendit i ka vënë zjarrin shtetit ligjor.,
Kush priste diçka tjetër nga prokuroria Rama-Marku-Xhafa- Prela është vetëm naiv. Agron Xhafaj që i fshihej prej 5 vitesh drejtësisë me ndihmën e vëllait, u largua me urgjencë drejt Italisë, që të mos përballej me hetimin dhe akuzat që prokuroria e kapur i quan sot montim.
Sot çdo shqiptar e kupton më qartë se kurrë pse Edi Ramës i duhej prokuroria nën komandën e tij. Me aktin e sotëm Rama i ka vënë zjarrin shtetit ligjor. Tani nuk ka mbetur rrugë tjetër për të vënë banditët para përgjegjësisë përveç rrëzimit me çdo mjet të mafias në pushtet.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72.5%
-
Jo
20.1%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3299
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Basha: T’i japim fund tangos personale, kush voton Berishën merr dhe Ramën në paketë dhe anasjelltas! Jo interesave të Trekëndëshit të Bermudës
18 Dhjetor, 12:53
-
Berisha: Drejtësia nën ndikim politik, kush flet kundër Ramës shkon në burg si Salianji e Meta! Paraburgimet janë plotë
18 Dhjetor, 12:30
-
Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, jep 13 milionë euro për ushtrinë! Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike
18 Dhjetor, 11:31
-
Çelja e negociatave për Grupkapitullin 6, Rama: Një tjetër ditë krenarie, drejt objektivit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda 2030 (FOTOT)
18 Dhjetor, 08:42
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
SHBA mesazh të prerë për Berishën/ Basha në 'Studio Live' tregon 2 grupet që i shkojnë pas kryetarit PD! Përpiqet të mashtrojë militantët, ndërkohë ka aleancë me Ramën
17 Dhjetor, 18:37
-
Ben Andoni: Politika nuk i njeh më shqiptarët
17 Dhjetor, 17:42
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Ylli Pata: Revolucioni hungarez i BE që 'shpëtoi' Shqipërinë, por jo vetëm
17 Dhjetor, 08:29
-
Infrastrukturë, kujdes ndaj pacientëve dhe teknologji e avancuar, pamjet nga shërbimi i Sëmundjeve të Brendshme te Spitali i Traumës (VIDEO)
17 Dhjetor, 08:15
-
Lirimi i Berishës shkon në Apel, Elezi: Non-grata nuk ishte inat personal! Minimin e demokracisë po e shohim! Gaba: Pas arrestimit të Metës, po intensifikohen përpjekjet anti-SPAK
16 Dhjetor, 18:41
-
Takimi me ish-punonjës të Policisë, Rama: Po përgatitemi për rritjen e fondit të pensioneve! Ministri Hoxha: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
Diktatori po kercenon OPOZITEN
PërgjigjuEdhe ti Babale je, si gjith Tosët xhuxhë, më perjashtim që ti je babale i gjatë!
PërgjigjuPo c'as do kete, paketen antishpifje do e dergoje ne parlament besoj.
Përgjigju