Burgosja e Salianjit, PD bojkoton Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

Burgosja e Salianjit, PD bojkoton Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

Komisioni Hetimor per Shendetesine

Tiranë-Pas largimit nga Komisioni Integrimit mëngjesin e sotëm, deputetët e Partisë Demokratike kanë braktisur dhe Komisionin Hetimor të Shëndetësisë.

Lajmi është bërë i ditur nga nën/Kryetari i Komisionit Plarent Ndreca i cili informoi në nisje të mbledhjes se deputetët e opozitës nuk janë prezentë gjatë zhvillimit të seancës së radhës.

Përfaqësuesit e mazhorancës kanë njoftuar se do ta vijojnë mbledhjen e Komisionit në orën 13:00 për të pyetur dëshmitarët e radhës, pasi dy dëshmimtarët e parë Mihal Tase dhe Myfrat Barbullushi nuk janë paraqitur. 

Në seancën e Komisionit ka munguar dhe mjeku i njohur Mentor Petrela, i cili ishte dëshmitari i orës 13:00. Në orën 16:00, pritet të vijë Arben Beqiri i cili ka deklaruar marrjen e kërkesës për të dëshmuar. 

Sipas Ndrecës dy dëshmimtarët nuk janë paraqitur për shkak se shkresa e thirrjes nuk e ka pasur adresën e saktë, por kjo ende nuk është qartë duke qenë se mendohet se dhe nuk mund të jenë të informuar nga Kryetarja e Komisionit Albana Vokshi. 

Opozita ka vendosur të braktisë jetën parlamentar pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji për kallëzim të rremë. Salianji u vetëdorëzuar pasditen e së shtunës në Policinë e Tiranës, pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Salianji do ta vuajë dënimin e tij në burgun e Fierit.


Lajmi kryesor:

PD bojkoton të gjitha komisionet, nuk shkon as tek "Sterilizimi'! Zbulohet sms-ja e Bardhit për deputetët e grupit! Në 15:00 vendoset çfarë do ndodhë sot pasdite në Kuvend


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës: Nuk po zbatohen vendimet e GJK, vëllai i ish-ministrit i dënuar nga anti-amfia italiane

Basha ngre çështjen 'Salianji' në Këshillin e Europës: Nuk po zbatohen vendimet e GJK, vëllai i ish-ministrit i dënuar nga anti-amfia italiane