Burrë e grua me koronavirus! Izolohet i gjithë fshati në Roskovec, fatmirësisht asnjë mjek i infektuar në Fier (VIDEO)

FIER - Izolohet një fshat i tërë pas identifikimit me koronavirustë një çifti bashkëshortësh, pasi burrë e grua kanë pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit Mbërs të njësisë Administrative Kurjan, bashkia Roskovec.

Autoritetet e Institutit të Shëndetetit Publik dhe Policia e Shtetit, pas thirrjes së bashkisë së Roskovecit për vetëizolim, vendosën karantinimin e të gjithë fshatit. Dy postblloqe policie janë vendosur në hyrje dhe dalje të fshatit Mbers, duke bllokuar lëvizjen e banorëve. Sipas bashkisë së Roskovecit, mësohet se lëvizin vetëm automjetet e autorizuara për furnizimet bazë ushqimore të fshatit dhe këto nën kontroll të rreptë të policisë.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Bashkinë e Roskovecit, Eva Tafa, thotë se në fshat janë rreth 150 familje. Por zonja në fjalë ka shkuar për vizitë në spitalin e Fierit dhe mjekët janë vetëkarantinuar.

"Ka qenë një çift nga Bashkia e Roskovecit të prekur me koronavirus, të cilët janë zyrtarizuar nga sektori Epidemiologjik i Fierit. Menjëherë sa është zyrtarizuar se testimi i këtyre personave ka dalë pozitiv me koronavirus, bashkia e Roskovecit në bashkëpunim me policinë e Shtetit ka filluar menjëherë marrjen e masave. Konkretisht është Izoluar i gjithë fshati Mbërz. Dje bashkia e Roskovecit me policinë e Shtetit ka qenë në fshatit Mbërz për të njoftuar banorët, por edhe për të parë nëse janë vetëizoluar. Sigurisht ky proces është në vazhdim. Gjithashtu bashkia e Roskovecit ka vendosur një numër në dispozicion për këtë rast, ku të gjithë banorët që kanë pasur kontakte të ngushta me personat në fjalë do të kontaktojnë në këtë numër të vendosur në dispozicion në mënyrë që të koordinojmë më mirë punën dhe t’i kemi në vëzhgim.  Është i gjithë fshati i Mbërsit i izoluar, por më lejoni që të ju them se çifti nuk janë banues në fshat, por ata janë banues në Durrës. Kishin ardhur në fshat për disa ditë për një periudhë dy-tre ditë. Ne e kemi izoluar fshatin për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit. Janë diku tek 130-150 familje në fshat.  Fati i mirë është se familja nuk është në brendësi të fshatit, por në dalje të tij.  Banorët janë vetëizoluar dhe problemet e tyre shëndetësore po ndiqen në vazhdimësi, si nga bashkia Roskovec, si nga qendrat shëndetësore. Po ashtu kryetari i fshatit na raporton për çdo problem shëndetësor të banorëve. Mesa kemi informacione zonja e infektuar me koronavirus ka shkuar për vizitë në spitalin e Fierit. Mjekët e spitalit që kanë pasur kontakt me zonjën në fjalë janë vetkarantinuar. Ne kemi vendosur numrin e kontaktit për të telefonuar personat që kanë pasur kontakt të ngushtë me të infektuarit. Nuk e kemi të saktë sesa është numri i kontakteve që këta kanë pasur kontakt.  Nga rrethi i ngushtë i tyre kemi disa persona të identifikuar dhe ka qenë policia së bashku me kryetarin që ju kanë kërkuar atyre që të vetëizolohen", tha Tafa.

Kryeplaku i fshatit thotë se çifti i bashkëshortëve më shumë kanë rrezikuar Roskovecin pasi kanë lëvizur në market edhe me taksi, më shumë se sa fshatin, pasi sipas tij, shtëpia e tyre është shumë e veçuar nga banorët e tjerë.

Kryeplaku i fshatit Mbërs: Mos ta bëjmë shumë tragjike për çiftin e infektuar, se fshati Mbërs është aq i rrezikuar saç është gjithë popullsia. Çifti i infektuar banon në Durrës, ndërsa në fshat ka një shtëpi të vjetër aty dhe erdhi aksidentalisht dy ditë, dhe nuk ka lidhje shtëpia me fshatin është shumë larg, matanë lumit. Kurse fshati është në distancë tjetër. 3-4 kontakte që kanë pasur ne i kemi izoluar nëpër shtëpi, takimi është vetëm në dorë. Gruaja është shumë e sëmurë, bënte 7 insulina në ditë, ka qenë diabetike që është dhe e prekur. Personat kanë pasur më shumë kontakte në Roskovec në market, me taksixhi, që ne i kemi identifikuar i kemi shkuar tek shtëpia i kemi thënë të mos dalë, të vetëkarantinohet. Vajti u vizitua gruaja në spital, atje i doli se nuk tregoi. Fshati nuk është aq problem, më shumë i rrezikuar mund të jetë Roskoveci. Ata nuk kanë lidhje farefisnore me fshatin lart që të kenë vajtur në kafe. Sipas rregullores ne kemi marrë masat.

Çifti i bashkëshortëve ndodhen në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Ditën e djeshme bashkia e Roskovecit, njoftoi se dy banorë të fshatit kishin rezultuar pozitiv me COVID-19. Familja ka pasur histori udhëtimi në Itali.

"Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë: qëndrimin në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët. Kjo është një 'luftë' që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë. Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit. Zoti qoftë me ne! Jo panik, kujdes, qëndroni në shtëpi,  vetëizolohu", apeloi bashkia e Roskovecit.

1584438214_fshatimberc.jpg

Fshati Mbërs

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:32
Burrë e grua me koronavirus në Roskovec! Dalin përgjigjet, fatmirësisht asnjë mjek i infektuar

Asnjë i prekur me koronavirus. Dalin rezultatet e analizave për 17 mjekët, infermierët dhe stafin ndihmës të spitalit të Fierit. Burime pranë spitalit kanë deklaruar se rezultati është negativ. 17 pjesëtarë të stafit u vetëkarantinuan pas rastit të një 61-vjeçareje të infektuar me COVID-19, e cila nuk deklaroi qe kishte ardhur nga Italia dhe kishte marrë ndihmë në këtë spital. Mostrat e marra sot kane dalë negative, duke rikthyer në punë të gjithë të vetëkarantinuarit.

Ora 16:26
Çifti nga Elbasani u infektua nga djali i tyre me Covid 19! Rëndohet gjendja e gruas, dërgohet tek Infektivi në Tiranë

1584303773_Infektivi.jpeg

Rëndohet gjendja shëndetësore e një nga të diagnostifikuarve me Covid 19 në Elbasan. Behet fjalë për gruan e çiftit që rezultoi pozitiv pak dite me parë së bashku me bashkëshortin me koronavirus. Çifti mori virusin nga djali i tyre, i cili kishte qenë në Italia.

Gruaja ka shfaqur përkeqësim mbremjen e djeshme dhe me makinën private ka shkuar tek Invektivi në Tiranë, ku dhe është shtruar. 59 vjeçarja nga elbasani ka shkuar me makine private dhe jo me autoambuance tek Infektivi, ku ndodhet dhe djali i saj, i cili është shtuar që në momentin që pozitiv me covid 19.

Aktualisht gjendja e bashkëshortit të saj është e stabilizuar dhe pa probleme, i cili ndodhet i vetëkarantinuar në banesën e tij në Elbasan.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 17/03/2020 13:36

    Vetem Enveri mundi ti izoloje fshatarete

    Përgjigju
  • FATMIRI: 17/03/2020 13:06

    KETA TE DY QE KAN INFEKTUAR GJITH FSHATIN LERINI TE VDESIN ZAGARET

    Përgjigju
    • Bepi: 18/03/2020 04:52

      R*pt Ku ti kesh

    • Erik: 17/03/2020 18:58

      Edhe pse kane bere gabimin e madh qe s'u kane treguar mjekeve per udhetimin e tyre ne Itali, e meritojne nje shanc per falje. Edhe vete italianet e morren me te lehte fillimisht, nje grip eshte do kaloje thoshin, kur po vdisinin nga 100 veta perdite u kujtuan qe s'ishte loje. Kur vajti mbi 350 te vdekur ne dite, ishte teper vone. Fshataret e Mbersit vete nuk po ankohen, edhe atyre u duket si shaka per momentin dhe uroj qe mos te kene gje.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit