TIRANË - Ambasada Italiane në Shqipëri do të japë bursa pasuniversitare për të diplomuarit në Shqipëri. Për studentët të cilët do të plotësojnë kriteret do të marrin 620 euro në muaj, të cilat do të paguhen nga Ambasada Italiane. “Këtë vit do të pranohen vetëm kandidatët, të cilët dëshirojnë të ndjekin kurse universitare të nivelit II-të, Master të nivelit të i dhe të II, kurse në Doktoratë, shkolla specializimi (përjashtohen degët mjekësore), kurse të ndryshme AFAM, kurse të avancuara të gjuhës dhe kulturës italiane, si dhe kurse formimi për mësues të gjuhës italiane.
Shtojmë gjithashtu se pranohen aplikime edhe nga ata kandidatë, të cilët gjatë vitit shkollor 2014-2015 kanë përfituar bursa studimi në kurse universitare nivelit të parë dhe të ciklit unik, por përparësi do të kenë kandidatët e rinj për marrjen e bursës. Bursat e studimit mund të kenë një kohëzgjatje prej 3, 6, 9 muajsh ose 1 mujore për kurset e formimit për mësues të gjuhës italiane. Periudha e përftimit të bursës përkon me kohëzgjatjen e vitit shkollor 2015/2016, pra nga data 1 tetor 2015 deri në datën 30 shtator 2016. Megjithatë bursat e studimit do të fillojnë të paguhen vetëm duke filluar mbas datës 1 janar 2016”, - thuhet në një njoftim të Ministrisë së Arsimit.
Kandidati duhet të plotësojë formularin interaktiv në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane: http://borseonline.esteri.it/borseonline. Nuk do të jepen bursa pranë Institucioneve te huaja edhe pse te vendosura ne Itali apo në shkollave dhe laboratorëve private, të cilat nuk janë të njohura nga institucionet shtetërore. Procedura e paraqitjes së kërkesës për bursë studimi nga ana e kandidatëve është informatizuar tërësisht. Kandidati duhet të plotësojë formularin interaktiv në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane: http://borseonline.esteri.it/borseonline. Kandidatët, duhet të dorëzojnë dokumentat brenda datës 27 maj 2015 pranë Institutit të Kulturës italiane.
Ambasada/Dokumentat që duhen për të aplikuar
Dosja e dokumentave që duhen dorëzuar është: Formularin e aplikimit të nënshkruar duke vendosur datën një fotografi në format pasaporte. Titujt e studimeve të kryera. Për punonjësit e Administratës Publike letra e drejtuesit duke motivuar kërkesën për bursë. Dëshminë që vërteton njohjen e gjuhës italiane. Dichiarazione diintenti, në italisht.
Shkrimi u publikua sot (12.05.2015) në Shqiptarja.com versioni print
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com