Buxheti i Shtetit/ 10-mujori, 111 mln € më shumë të ardhura, por 240 mln € interesa borxhi

Buxheti i Shtetit/ 10-mujori, 111 mln € më shumë të ardhura, por 240 mln € interesa borxhi

Shteti shqiptar ka paguar gati 800 mijë euro çdo ditë mesatarisht për interesat e borxhit publik. Kjo është një shifër jashtëzakonisht e madhe, që po rëndon sa vjen e më shumë mbi supat e qytetarëve, si pasojë e detyrimeve të mëdha, të krijuara në vite nga të gjitha qeveritë. Sipas statistikave më të fundit të ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, gjatë 10 muajve të vitit 2019 janë paguar gjithsej 29.7 miliardë lekë, ose 240 milionë euro për të paguar vetëm interesat e borxheve. Kjo shifër ishte 24.1 miliardë një vit më parë, pra është shënuar një rritje në masën 23.2 për qind në një vit. Ndërkohë, zërat e ndryshëm paraqesin kryesisht një situatë pozitive të realizimit të buxhetit të shtetit. Por, në raport me planifikimin, të ardhurat janë gjithsesi 8 miliardë lekë më të ulëta.

Të ardhurat 
Sipas Financave, të ardhurat buxhetore në total për periudhën janar-tetor 2018 u realizuan në vlerën 370 miliardë lekë, me një rritje prej 3.8%, ose 13.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar, si dhe me realizim në masën 98% kundrejt planit të periudhës. Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar në total janë realizuar në vlerën 118.5 miliardë lekë, me rritje 3.5%, ose 4 miliardë lekë më shumë se 10-mujori i vitit 2017.

Ndërkohë, nga akcizat janë shënuar 0.8% më pak të ardhura nga viti i kaluar, kurse nga renta minerare në eksport janë realizuar të ardhura në rritje 21% krahasuar me 10 mujorin e vitit 2017. Krahasuar me vitin e kaluar, të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar dhe si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare. Të ardhurat nga renta minerare për naftën bruto janë rritur me 296 milionë lekë, si rezultat i rritjes së sasisë së eksportuar me rreth 103 mijë ton dhe me 401 milionë lekë si rezultat i rritjes së çmimit të naftës bruto në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë, të ardhurat nga mineralet e eksportuara kanë pësuar rënie për shkak të rënies së çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin janë realizuar në vlerën 27 miliardë lekë, me rritje 6.6%, ose 1.7 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Ndërkohë që rritja më e konsiderueshme është shënuar në zërin e tatimit të të ardhurave personale, ku rritja ka qenë në masën 14.8 për qind, ndikuar nga rritja e pagave në sektorin publik dhe rritja e numrit të kontribuesve aktivë në atë privat. Për t’u shënuar është një rritje prej 8.3 përqindësh në kontributet e sigurimeve shoqërore dhe 6.1% në ato shëndetësore.

Shpenzimet
Sa u përket shpenzimeve, ato në total kanë shënuar një rritje më të vogël se të ardhurat. Në 10-mujor ato arritën në rreth 368.6 miliardë lekë, me një rritje prej 2.4 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Investimet paraqesin një realizim në masën rreth 49.9 miliardë lekë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017, ky zë është 7.5 për qind më i lartë, ose rreth 70 milionë euro më shumë.

Nga ana tjetër, shpenzimet në favor të ish-pronarëve kanë qenë 53 për qind më të ulta se një vit më parë dhe për ish-të përndjekurit politikë ose trashëgimtarët e tyre 86.6% më pak. Në sajë të këtyre realizimeve, bilanci i përgjithshëm ka qenë pozitiv: buxheti ka qendruar në suficit, me 1.45 miliard lekë, ndërkohë që vjet në të njejtëm periudhë ndodhej në deficit me minus 3.5 miliardë lekë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë