Buxhetit i mbeten 'stok' paratë e bonusit të bebeve, në 7 muaj shpërndahen 11 milionë euro

Buxhetit i mbeten 'stok' paratë e bonusit të bebeve, në 7 muaj shpërndahen 11 milionë euro

Foto ilustruese

Rënia e lindshmërisë ka bërë që buxheti i akorduar për bonusin e bebeve të përdoret në masë shumë të ulët. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se për periudhën Janar-Korrik 2024 janë dhënë për bebet 1.1 miliardë lekë apo rreth 11 milionë euro nga 1.7 miliardë lekë të dhëna në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifra ka arritur në nivel të barabartë me të njëjtën periudhë të vitit 2019 kur nisi dhe kjo iniciativë si dhe është -400 milionë lekë në raport me planin.

Si faktor kryesor në këtë shifër shpenzimesh ka ndikuar rënia e lindshmërisë, ku sipas të dhënave të INSTAT,  numri i lindjeve për tremujorin e parë 2024 shënoi një rënie me 6,8 %, krahasuar me tremujorin e parë 2023 dhe në tremujorin e dytë ka rënë me 3.4%, periudhë në të cilën janë regjistruar 5269 lindje në total.

Nga ana tjetër, në këtë rënie të pagesave nga buxheti i shtetit për këtë program ka ndikuar edhe iniciativa e cila u miratua vitin e kaluar, ku emigrantëve shqiptarë të cilët sillnin në jetë fëmijë jashtë vendit, iu hoq e drejta për të përfituar këtë shpërblim me argumentin se qëllimi i politikës së shpërndarjes së bonusit të bebes është që të mbështesë familjet, të cilët jetojnë dhe kontribuojnë në Shqipërisë, duke i dhënë atyre një shpërblim financiar për të përballuar shpenzimet e lidhura me sjelljen në jetë të fëmijëve.

Bonusi i lindjes është vendosur në formën e ndihmës së menjëhershme financiare për prindërit me foshnja të porsalindura që nga viti 2019.  Ndihma e dhënë është në masën 40 mijë lekë për lindjen e foshnjës së parë; 80 mijë lekë për lindjen e foshnjës së dytë; në masën 120 mijë lekë për lindjen e bebes së tretë.

Për prindërit që sjellin në jetë binjakë, përfitimi është masën 80 mijë lekë për secilën foshnjë dhe për prindërit që sjellin në jetë më shumë se dy bebe të lindura njëherësh masa e përfitimit është 120 mijë lekë për secilin.

Por pavarësisht situatës ekonomike në të cilën ka kaluar vendi gjatë këtyre viteve, rritjes së kostos së jetesës për shkak të luhatjes së çmimeve, masa e mbështetjes nuk është rishikuar. Përgjatë këtij viti fondi total është parashikuar 2.2 miliardë lekë, ndërsa në 2023-shin, tejkaloi nivelin prej 3.3 miliardë lekësh./SCAN

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Historike/ Kombëtarja me ‘pesë yje’, Shqipëria përmbys 1-2 Ukrainën në Pragë! Cikli i ri nis me fitore në Ligën e Kombeve

Historike/ Kombëtarja me ‘pesë yje’, Shqipëria përmbys 1-2 Ukrainën në Pragë! Cikli i ri nis me fitore në Ligën e Kombeve