Naxhi Shensoj është trajneri i ri i Bylisit në Superligë. Prizrenasi rikthehet në Ballsh pas 10 vitesh, me objektivin që është për qëndrimin në elitën e futbollit shqiptar. Pas largimit të Arjan Bellai, skuadra ballshiote nuk ka humbur kohë dhe ka prezantuar Shensojin, teksa i pranishëm në kompleksin "Bylis" ka qenë edhe presidenti i nderit, Agron Kapllanaj.
Përpara prezantimit të trajnerit të ri, Bylis ka huazuar dy futbollistë. Serxhio Emini është huazuar te Tomori në Kategorinë e Parë, ndërsa Bleart Kastrati shkon në huazim me A&N në Ligën e Parë të Kosovës.
"Nga sot, Serxhio Emini, sulmues jepet në huazim te skuadra e Kategorisë së Parë, Tomori. Po ashtu edhe mesfushori i majtë Bleart Kastrati huazohet te skuadra e Ligës së Parë në Kosovë, A&N. Iu urojme suksese djemve tanë në eksperiencat e reja", njofton Bylis.
Komente











