Bypass i Shkodrës,Rama- Berishës:
Voltana është ankuar zyrtarisht

Kryeministri Rama dhe ish- kryeministri Berisha kanë replikuar ditën e sotme për sa i përket bypass- it të Shkodrës.

Sipas ish- kryeministrit ky bypass për Shkodrën do të thotë se do të shmangte përmbytjet, ndërkohë Rama është shprehur se ky projekt është një katastrofë mjedisore, për të cilin i është ankuar zyrtarisht edhe krybashkiakia e Shkodrës, Voltana  Ademi.

“Për Bypassin e Shkodrës është ankuar zyrtarisht Voltana Ademi për dëmin katastrofik që ky projekt sjell”, është shprehur Rama.

Ndërkohë kryeministri i është drejtuar edhe deputetit demokrat Lorenc Luka, të cilit i ka kërkuar të shkonte në foltore të thoshte mendimin e tij për Bypass- in duke qenë se ishte përfaqësues i Shkodrës.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man shoë'

Zgjedhjet në Kosovë/ Deputeti i LDK-së: Në 4 vite, Kurti bleu 582 milionë € energji në bashkëpunim me kompani serbe! Në dialogun me Serbinë sillet si ‘one man shoë'