Bypassi i Beratit hyn në fazën përfundimtare, Rama: Vepër që do të marrë impakt të lartë në zhvillimin e turizmit dhe reduktimin e trafikut

Bypassi i Beratit hyn në fazën përfundimtare, Rama: Vepër që do të marrë impakt të lartë në zhvillimin e turizmit dhe reduktimin e trafikut

Punimet në Bypassin e Beratit

Bypass i Beratit ka hyrë në fazën e tij përfundimtare. Kryeministri Edi Rama treguar ecurinë e punimeve duke thënë se kjo vepër do të ketë impakt në turizëm, pronë dhe trafik duke afruar fshatrat me qytetin.

"Me këto pamje të bajpasit të madh të Beratit që ka hyrë në fazën përfundimtare të tij, vepër e cila do të ketë impakt të lartë në zhvillimin e turizmit, rritjen e vlerës së pronës, hapjen e sipërmarrjeve të reja, reduktimin e trafikut, duke afruar edhe fshatrat me qytetin në një distancë më të shkurtër kohore, ju uroj një ditë të mbarë", shkroi Rama.

Projekti i ri i rrugës së bypass-it të Beratit do të mundësojë që mjetet e rënda të mos kalojnë nëpër qytet duke shmangur trafikun dhe të hapë një hapësirë të re të zhvillimit urban dhe rural. 

Kjo vepër i shërben vetëm Beratit, por lehtëson dhe kalimin në mes të qytetit të banorëve të dy bashkive të tjera Poliçanit dhe Çorovodës me së paku 15-20 minuta. Shtrirja gjeografike e këtij aksi në mes të luginës, në drejtim të malit Tomorit dhe në lagjet historike të Beratit do të zhvillojë dhe më shumë turizmin.

/Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë

Champions League/ Man. City lëshon tre gola epërsi, barazohet për 15 minuta! Goleada nga Leverkusen, Arsenal e Atl. Madrid! Inter i falet autogolit, Milan, Bayern e Barça tri pikë