Një projekt i Autoritetit Rrugor Shqiptar kishte në planë ndërtimin e një bypassi në krah të liqenit, por projekti është kundërshtuar nga qytetarët shkodran, pasi ndërtimi i kësaj vepre bllokonte pamjen e liqen. Sipas përfaqësuesit të firmës që po kyen punimet projekti i bypassit nuk do të bllokojë pamjen e liqenit.
“Ne jemi me ju, ju e keni parë se si atje është bërë një mal me zhavorr që bllokon pamjen e bukur të liqenit, aty është magazinim zhavori ne e kemi ulur kuatën ”, tha Viktor Delia, (Administrator në firmë ndërtuese).
Gjatë seancës dëgjimore me publikun ne bashkinë e Shkodrës me drejtorin e autoritetit rrugor Shqiptar, kryebashkiakja Voltana Ademi ka shprehur mosdakordësinë mbi bllokimin e pedonales së molos.
“Ne duam ta shikojmë liqenin, ne duhet ta projektojmë atë molin, për akses dhe lundrim në liqen. Ne duam ta përdorim liqenin për shëtitje, ne duam ta jetojmë qytetin, ne nuk e duam baypassin që të kaloj nga liqeni. Ne duam që bypassi ti largohet hyrjes së Shkodrës. ” tha Voltana Ademi.
Nga ana tjetër drejtori i ARRSH- se Afrim Qëndro bëri të ditur se për projekti I ndertimit të Bypassit ka marrë miratimin e bashkisë Shkodër ndërsa është në zbatim dhe nuk mund të bllokohet.
Qendro ka bere publike gjithashtu edhe shkresën e ish- kryebashkiakut Lorenc Luka per dakortesin e këtij projekti.
A duhet të vazhdoj apo jo kjo vepër, fjalën për këtë duhet ta japin specialistët e shtetit shqiptar, sipas specialistëve, është një projekt i miratuar, është në zbatim. Nuk mund të vihet në pikëpyetje ecuria e këtij projekti.
Kam një shkresë zyrtare nga bashkia ku jep dakordësinë për realizimin e këtij projekti, në të dy bypasset e Shkodrës ” tha Afrim Qendro, Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Autoriteti rrugor Shqiptar ka marrë parasysh disa nga kërkesat e bashkisë Shkodër mbi punimet që po kryhen ne lotin nr 1 dhe në lotin nr 2. Më kryesori është mosbllokimi i pedonales së molos që është kërkesë njëzëri i qytetarëve shkodran.
Redaksia Online
Xh.F /Shqiptarja.com