Byrek me qumësht dhe gjizë nga zonja Albana

Byrek me qumësht dhe gjizë

Përbërësit:

  • 500 gr peta të gatshme
  • 200 ml qumësht
  • 100 ml vaj
  • 100 ml ujë
  • 1 vezë
  • 300 gr gjizë
  • 1 lugë kafeje kripë
  • 1 lugë gjelle gjalpë

Përgatitja:

Në një tas hedhim qumështin, vajin, ujin, vezën, kripën dhe gjizën dhe i përziejmë mirë. Lyejmë një tepsi me vaj duke kaluar dhe qoshet me një furçë dhe vendosim një letër pjekje. Mbi letrën e pjekjes vendosim copëza gjalpë duke i shpërndarë mirë në të gjithë sipërfaqen e tavës. Tre petët e para i vendosim në drejtim të kundërt nga njëra tjetra duke lënë gjysmat e tyre jashtë tavës. Hedhim me garuzhde pak nga masa e trazuar me qumësht, gjizë dhe vezë. Më pas vendosim petët dy e nga dy të rrudhosura duke i spërkatur mirë me qumështin me vezë. Kthejmë pjesët anësore brenda në tavë dhe pjesën e mbetur të qumështit me vezë e hedhim mbi byrek. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 25 minuta. Pas këtij minutazhi e nxjerrim byrekun nga furra dhe e kthejmë në një tepsi tjetër dhe e vendosim në furrë të piqet dhe nga ana tjetër për rreth 10 minuta.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Emër i madh', Armand Duka: Sabah Bizi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar

'Emër i madh', Armand Duka: Sabah Bizi la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit shqiptar