Si pasojë e disa kontrolleve në akse rrugore dhe lokale policia e Cërrikut ka arrestuar një të ri pasi qarkullonte me pistoletë pa leje.

Demir Gjyshja, 22 vjeç, banues në fshatin Ballagat Lushnje është arrestuar dhe për pasojë i është sekuestruar arma pistoletë dhe 12 fishekë që i mbante në çantën e dorës.

I riu u arrestua në hyrje të qytetit të Cërrikut, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Fuoristradë” , ku udhëtonte si pasagjer.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com