Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar ku është qëlluar me armë drejt Top Channel dhe ka mbetur i vdekur roja Pal Kola, 60 vjeç.

Momenti kur është qëlluar me kallashnikov drejt godinës së Top Channel është kapur nga transmetimi live i programit të Big Brother.

Të shtënat me breshëri të armëve janë ndjerë edhe nga banorët ne Big Brother Vip, konkretisht Qetsori dhe Kristi të cilët janë shqetësuar nga breshëria e armës.


Lajmi kryesor:

Qëllohet me armë në drejtim të godinës së Top Channel, vritet roja! Një makinë gjendet e djegur në autostradë, dyshohet e autorëve