Akuzat në Kuvend/ Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Nuk më shantazhoni dot, unë zbatoj vetëm ligjin

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi akuzoi sot nga foltorja e Kuvendit, ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj se po keqpërdor institucionin duke sulmuar përfaqësuesit e LSI. Akuzat e Kryemadhit erdhën një ditë pas arrestimeve të njerëzve të LSI te Ministria e Drejtësisë për abuzime miliona euro me tenderat. Kryemadhi tha gjithashtu se Gjonaj ishte kushërirë e presidentit Ilir Meta, ndërsa i drejtoi disa pyetje ministres lidhur me bashkëshortin e saj i shkarkuar nga Tatimet, sipas Kryemadhit për korrupsion si dhe duke pretenduar lidhje të tij me të arrestuarin pas përplasjes në ish-bllok Ervis Martinaj (Lexo këtu).

Pas kësaj deklarate të Kryemadhit, po nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ministrja Etilda Gjonaj. Ajo ka deklaruar se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhje me Ervis Martinajn dhe bizneset e tij, ndërsa sqaroi se për shkarkimin nga detyra te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, ai kishte fituar gjyqin. Gjonaj i konsideroi shantazh akuzat e Kryemadhit.  

"Nuk isha prezent sot në Kuvend se isha në një takim me ambasadorët ku raportova për zbatimi ne Reformës në Drejtësi, kur dëgjova akuzat nga Kryemadhi, që ishin në formën e një shantazhi. Ndihem e keqardhur që këtu flitet për bashkëshortorin tim. Janë në të drejtën e tyre të zgjedhen dhe mënyrën që duan për të bërë opozitën. Këtu duhet të ekzistojë debati për qytetarët, por opozita bën shantazhe dhe sulme personale.

Unë nuk jam këtu për t’u marrë që me familjarët apo për të treguar lidhje fare fisnore. Është e vërtetë që bashkëshorti im ka mbajtur një post dhe është larguar nga shërbimi civil me një vendim administrativ dhe ka ndjekur rrugën ligjore është kthyer në pozicionin që ka patur. Nuk ka pasur asnjëherë të vetme një akuzë për korrupsion dhe nuk është larguar nga detyra për këtë shkak, bashkëshorti im nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit.

Por përdorimi për shantazh nuk është e tolerueshme. Unë jam e gatshme për të debatuar për çdo gjë, dhe kush do është i lutur që ta bëj këtë debat. Nëse ka qenë shumë e përfolur ngjarja e fundit për një hetim në ministrinë e Drejtësisë, pas gjetjes së raportit e auditit të brendshëm, gjetjet i kanë kaluar ministrisë së Financave ku është bërë një hetim më i thelluar dhe në fund ka vijuar sipas ligjit. Është Prokuroria është ajo që ka marrë në dorë këtë çështje dhe ka vënë para drejtësisë të akuzuarit. Unë nuk kam kapur asnjë prokuror që të kem diktuar procesin se nuk është në natyrën time që ta bëj këtë", u shpreh ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh