Çadra në çdo bashki për Këshillimin Kombëtar! Cano në Report TV: 3 metoda për të pyetur shqiptarët

TIRANË- Prej ditës  së mërkurë, qeveria ka nisur shpërndarjen e pyetësorit në kuadër të nismës së këshillimit online. Drejtoresha  e Agjencisë për dialog dhe bashkëqeverisje Eridana Cano, tregon mënyrën se si do të aplikohet ky kuvendim.

“Ka 3 metoda. E para është ajo nëpërmjet postës, që pyetësori fizik do të arrijë në çdo familje shqiptare. Kemi zarfin që përmban pyetësorin, letrën e kryeministrit, dhe zarfin kthyes me tarife të parapaguar postës që i japim mundësin qytetarit i cili e rikthen pas plotësimit. Metoda online. Metoda e tretë do të ngrihen çadra në bashkitë më kryesore në vend që ‘tu japin mundësi qytetarëve që nuk e kanë plotësuar me dy format e më hershme. Nëpërmjet vullnetarëve”, tha Cano.

Por sa do të ndikojnë mendimet e qytetarëve të vendimet  e qeverisë, duke marrë parasysh formimin e tyre?

“Sigurisht këto kuvendime bëhen me qëllim për t’u marrë për bazë për të patur një feedback në realizimin e qëllimeve të mëtejshme. I japim kohe vetes edhe për të kuptuar nëse ushtrimi në këtë moment duhet bërë i tillë siç e kemi paraqitur, apo nëse do të ketë nevojë për target grupe, ku do të ndahen jo vetëm grup moshat por edhe  zonat rurale nga ajo urbane. Do të jetë ushtrim periodik”, u shpreh Cano për Report Tv.

Për nismën janë vendosur në dizpozicion 250 mln lekë.

“INSTAT e ka përllogaritur në bazë të tregut të punës, pasi do të punësohen operator të cilët do të shërbejnë për akumulimin e të dhënave”, përfundoi Cano.

Nga vaksinimi i detyrueshëm te legalizimi i kanabisit, janë disa nga pyetjet që qytetarët do të japin opinionin e tyre përmes Këshillimit Kombëtar. Pyetësori prej katër faqesh, i mbështetur në 5 shtylla, familja, lufta kundër krimit, ekonomi, punësim e integrimi i vendit, nis me pyetjen nëse duhet bërë diferencim për nënat që rrisin 3 ose më shumë fëmijë të mitur në përfitimin e mbrojtjes së veçantë sociale nga shteti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës