Gënjeu me formularin e dekriminalizimit, Roshi i Kavajës në 16 prill para gjykatës

Gënjeu me formularin e dekriminalizimit, Roshi i Kavajës në 16 prill para gjykatës

Elvis Roshi

Gjykata e Tiranës ka regjistruar procesin ndaj ish-kryebashkiakut të Kavajës Elvis Roshi. Seanca e parë ndaj tij do të zhvillohet më 16 prill për tu përballur zyrtarisht me akuzën. Është hedhur shorti për trupin gjykues dhe është caktuar Adriana Bera si gjykatësja e çështjes. Roshi gjendet nën akuzë “Falsifikimi i vulave, stampave apo formularëve” në formularin e dekriminalizimit.

Rezulton se Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer në vitit 1995 në Kampobaso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit. Po ashtu, ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti italian dhe ai zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

Gjithashtu Elvis Rroshi nuk ka deklaruar se është arrestuar në gusht të vitit 1997 në Zvicër me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikat 5 dhe 7 të formularit të vetëdeklarimit” bën të ditur prokuroria. Ajo ka zbuluar gjithshtu se Rroshi ka përdorur 5 emra të ndryshëm në disa vende të Evropës. Pritet për tu parë se si do të shkojë procesi ndaj Roshit dhe vendimi që do të merret për të.

DEA amerikane kërkon Rroshin
Nga Zvicra Rroshi është dëbuar 4 muaj pas arrestimit pasi nuk ka qënë një rast për trafik droge, por vetëm konsumim të saj. Kërkesa e tij për azil është refuzuar në shtator 1993 dhe ai është dëbuar për në Shqipëri më 24 shtator 1993. Në korrik 1997, ai ka hyrë përsëri në mënyrë të paligjshme dhe ka kërkuar azil në Zvicër. Ai është arrestuar në gusht të vitit 1997, me urdhër të Gjykatës së Shtetit të Zyrihut dhe është dëbuar sërish.

Në vitin 2015, DEA/US ka informuar autoritetet zvicerane se ata po hetonin një shtetas të quajtur Enver Rroshi për trafik droge dhe pastrim parash. Nuk ka detaje të mëtejshme në lidhje me këtë. “...autoritetet zvicerane po kryejnë hetime të mëtejshme, nëse do të ketë më shumë informacion do t’ju njoftojmë sa më shpejt që të jetë e mundur”-thuhet në dokument. Nga sa më sipër rezulton se shtetasi Elvis Rroshi, subjekt i ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” ka deklaruar të dhëna të rreme në formularin e vetëdeklarimit të dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Tiranë, në datën 4 maj 2016.

Konkretisht, shtetasi Elvis Rroshi nuk ka deklaruar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane të drejtësisë për veprën penale të përdhunimit të kryer, të vitit 1995 në Campobasso, duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 1 të formularit të vetëdeklarimit.Ai nuk ka deklaruar se është dëbuar nga shteti Italian dhe ai Zviceran respektivisht në vitin 1995 dhe 1993,duke pasqyruar të dhëna të rreme në rubrikën 7 të formularit të vetëdeklarimit.

“Arrest me burg” në Gjermani
Rezulton se ndaj subjektit Elvis Rroshi është vendosur një masë shtrënguese personale, ajo e “arrestit me burg” në shtetin Gjerman. Gjatë shqyrtimit të rastit, KQZ-ja ka konstatuar se deklarimet e dhëna nga shtetasi Elvis Rroshi janë të paqarta nëse përfshihen apo jo brenda sferës së ndalimeve për shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit dhe ndërprerjen e mandatit. Për sa më sipër, me vendimin nr. 56, datë 09.06.2016, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur t’i kalojë rastin e verifikimit të të dhënave të pasqyruara në formularin e vetëdeklarimit të funksionarit publik, Kryetar i Bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme.

Në 8 qershor 2016, Zyra Kombëtare Europol Tirana informon se:Sipas përgjigjes së ardhur me e-mail nga autoritetet italiane rezulton se shtetasi Ervin Rroshi, lindur më 3 dhjetor 1975, është dënuar për një përdhunim të kryer në vitin 1995, në Campobasso. Në të njëjtën ditë është lëshuar një dekret për ekspulsë(dëbuar).Ai është kontrolluar në Milano në vitin 1997 dhe ka dhënë një deklaratë false.

Në vitin 2000 ai është kontrolluar në Sesto San Giovvani, në Milano. Nuk rezulton se ai ka vuajtur dënimin për përdhunim. Ndërsa autoritetet gjermane me përgjigjen e tyre theksojnë faktin se sipas ligjit gjerman nuk lejohet transmetimi i të dhënave personale pa u informuar më parë mbi faktet ekzakte të këtij hetimi, nëse flitet për drogë, origjinën dhe rrugën e saj, nëse ka raste konfiskimi, sasia e konfiskuar, data dhe vendi si dhe mbi rrethanat e plota të rastit apo lidhjet e mundshme me Gjermaninë.


(Dënimi i Roshit për përdhunim të kryer në vitin 1995, në Campobasso, Itali)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën