Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor. Avokati i tij Bashkim Nikolla e quan këtë një betejë të re juridike për klientin e tij në rrugën drejt lirisë.
Ai deklaron se në këtë proces ata do të kërkojnë vërtetimin e pafajësisë nëpërmjet provave dhe fakteve dhe në fund të kësaj çështjeje do të dalë në shesh e vërteta ashtu siç është.
Pas rihapjes së kësaj dosje, më 18 Mars të këtij viti avokati i Haxhisë, deklaroi se do të kërkojë lirimin e tij si dhe ballafaqimin me dëshmitarin e parë Sali Berishën që në atë kohë ka qenë President.
Pjesë e dëshmitarëve që kërkohen të pyeten lidhur me këtë dosje janë 44, mes tyre edhe ish kryeministri Fatos Nano, ish kreu i SHërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ish-kryetarja parlamentit Jozefina Topalli dhe shumë gazetarë e politikanë të kohës.
Haxhia u dënua në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas në qershor 2002 nga Apeli me 25 vite të formës së prerë në mungesë për vrasjen e ish deputetit demokrat Azem Hajdari.
Përballja gjyqësore nisi së pari në Gjykatën e Tiranës aty ku gjyqtari Besnik Hoxha pranoi kërkesën e Haxhisë për rivendosje në afat.
Ndërsa këtë të hënë tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të prishin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për ta rihapur procesin me një tjetër trup gjykuese në Shkallën e Parë.
Ish-lideri i dhjetorit '90 dhe lëvizjes studentore, Azem Hajdari u vra më 12 shtator teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike.
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7600
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Avokati Idajet Beqiri: Transferim i dyshimtë i Izet Haxhisë në burgun e Rrogozhinës! I rrezikohet jeta se është armik i Berishës! Manja të marra masa
12 Korrik, 20:27
-
Frrok Çupi: Saliu me Izetin, si Iliri me Monën
27 Maj, 16:58
-
Vrasja e Azem Hajdarit, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 21 vite burg për Izet Haxhinë
26 Maj, 14:29
-
Sulm me thikë në peshëngritjen shqiptare, presidenti i klubit dhunon trajnerin e Kombëtares (VIDEO)
24 Prill 2023, 14:29
-
Avokati Idajet Beqiri denoncon: Izet Haxhinë tentuan ta helmonin në burgun e Reçit, ka armiq të fortë! 'Burgjet': E pavërtetë
12 Prill 2023, 14:12
-
Bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, avokati Idajet Beqiri: Izet Haxhia të shpallet i pafajshëm! Sali Berisha nxori në prite Azem Hajadrin
23 Mars 2023, 13:27
-
I dënuar me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, ish-truproja e Berishës, Izet Haxhia bën rekurs të vendimit në Gjykatën e Lartë
22 Mars 2023, 13:54
-
Berisha dhe tuneli sekret i Thesarit në Krrabë, dëshmia e Izet Haxhisë
20 Janar 2023, 18:57
-
Sfinksi Izet Haxhia përballë Sali Berishës
23 Dhjetor 2022, 21:18
-
Apeli e dënoi me 21 vite burg për vrasjen e Azem Hajdarit, Izet Haxhia: Deri sot s’kam vrarë njeri, po të vendos ta bëj Sali Berisha do jetë i pari
1 Nëntor 2022, 19:58
-
Serbi-Rusi kërcënojnë Berishën me dosjen e UDB, dhe 'pushtimi' i kryeministrisë më 12 nëntor
31 Tetor 2022, 20:12
-
Vrasja e Azem Hajdarit, dënohet Izet Haxhia me 21 vite burg si bashkëpunëtor në krim! Ish-truproja kërkoi Berishën në gjyq, nuk dëshmoi kurrë
31 Tetor 2022, 14:43